Ekskluzive/ Zbulohet Vota e Shqipërisë për Topin e Artë, ja kush ishte zgjedhja e parë e Besnik Dizdarit
Trofeu i Topit të Artë në futbollin e vajzave mbetet në Spanjë. Është pikërisht Alexia Putellas ish kapitenia e skuadrës së Barcelonës nga e cila u largua vetëm në muajt e verës, që ngriti trofeun më të lakmuar në futbollin e vajzave, gjë që e bën për herë të tretë ashtu sikurse edhe paraardhësja dhe ish shoqja e saj e skuadrës, Aitana Bonmati.
‘Është një kënaqësi që jam këtu sërish-tha Alexia Putellas në fjalën e saj-Falenderoj të gjithë ata që mendojnë se e meritoj këtë çmim. Janë shumë gjëra për t’u thënë. Urime të gjitha lojtareve të nominuara dhe fituesve të tjerë. Falenderoj shoqet e mia të skuadrës, fakti që shumë lojtare të Barcelonës jemi të nominuara, tregon shumë për atë çfarë kemi bërë. Ishre një kënaqësi e madhe që të luaja me ju, me secilën prej jush, kemi jetuar momente të pabesueshme dhe kemi kaluar vështirësi në formën e dëmtimeve. Për mua ka qenë krenari që kam qenë kapitenia juaj’.
Putellas vijoi më tej me falenderimet për trajnerin Pere Romeu, klubin e Barcelonës dhe tifozët e skuadrës blaugrana
‘Falenderoj gjithashtu edhe Pere Romeu e stafin e tij dhe të gjithë punonjësit e klubit. Na ndihmuar shumë-vijoi Alexia Putellas-Jam shumë e lumtur për ty Pere. Je një person fantastik. Dua të falenderoj tifozerinë gjithashtu. Kanë qenë 14 vjet dhe do të vazhdojnë të jenë akoma më shumë. Ju falenderoj për të gjithë respektin që keni treguar ndaj meje gjatë gjithë këtyre viteve. Ju falenderoj për çdo moment të këtyre 14 viteve. Falenderoj presidentin dhe drejtuesit që shoqëruan skuadrën kur më shumë kishte nevojë. Falenderoj shoqet e mia në skuadrën kombëtare. Fituam Nations League dhe premë biletën për në botëror. Dua të mbyll fjalimin tim me pjesën më të rëndësishme për mua. Ky është një trofe për punën time, por janë këta persona që patën impakt në jetën time; nëna ime, motra ime dhe i gjithë ekipi jashtë fushës së lojës. Jam e vetëdijshme se nëse u ktheva të argëtohesha në fushë si më parë, ka qenë falë jush. Kur kisha më shumë dyshime, ju ishit aty. Ju dua shumë’.
Top Channel