Sport

Milan, infermieria është ende plot, kuqezinjtë humbasin edhe Loftus-Cheek për 1 muaj!

Rabiot, Gila, Moreira, Ruben Amorim shpresonte që të rikuperonte ndonjë prej futbollistëve të dëmtuar për ndeshjen e mesjavës kundër Bolognas, por në fakt askush nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit portugez.

LEXO EDHE: “Topi i Artë 2026”, sonte në Londër mësohet pasuesi i Dembele-së!

Përkundrazi, infermierisë së Milanit ku tashmë janë Saelemaekers, Gabbia, Chukëueze, P. Terracciano, Moreira, Gila dhe Rabiot, i është shtuar edhe Ruben Loftus Cheek.

LEXO EDHE: Topi i Artë në 10 vitet e ardhshme? Vjen parashikimi i superkompjuterit…

Ky i fundit ka pësuar një dëmtim muskular në kofshën e majtë gjatë ndeshjes me Udinesen mbrëmjen e së dielës. Për anglezin është parashikuar kryerja e një testi mjekësor pas 2 javësh dhe do të jetë e  vështirë që ai të zbresë në fushën e lojës në më pak se 1 muaj. Kështu për Amorim edhe për ndeshjen e së mërkurës, formacioni është praktikisht i përcaktuar me trajnerin që nuk ka shumë hapësirë për rotacion edhe pse Derbi i Madonninës është shumë pranë.