• Kontakt
Tuesday, October 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbi 50 mijë viktima: Vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Sipas një vlerësimi, më shumë se 50.000 njerëz kanë humbur jetën këtë verë si pasojë e temperaturave rekord. Veçanërisht vdekjeprurës ishte qershori i vitit 2026.

08:45 : 27/10/2026
në AKTUALITET, BOTA

Vera e nxehtë e vitit 2026 në Evropë i kushtoi jetën rreth 50.000 njerëzve, sipas vlerësimeve të studiuesve britanikë, duke u bërë kështu vera më vdekjeprurëse e regjistruar deri më sot. Pothuajse dy të tretat e viktimave (65 për qind), sipas studiuesve, lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike.

Për studimin, studiues nga Imperial Grantham Institute në Britani dhe London School of Hygiene and Tropical Medicine matën vdekshmërinë e tepërt të shkaktuar nga temperaturat e larta.

Si bazë u përdorën të dhëna nga 854 zona urbane në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe nga Britania e Madhe, Norvegjia dhe Zvicra. Në rajonet e analizuara jetojnë rreth 40 për qind e popullsisë së përgjithshme të këtyre 30 vendeve.

16.000 viktima nga të nxehtit në Gjermani

Lexo edhe:

Reshje shiu të dobëta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ulen temperaturat dhe rikthehen vranësirat/ Parashikimi i motit për sot

Për krahasim, në vitet më të nxehta të regjistruara deri më tani, rreth 29.000 njerëz humbën jetën nga i nxehti në vitin 2022, ndërsa rreth 28.000 në vitin 2003. Më të goditura ishin vendet e Evropës Jugore dhe Perëndimore. Megjithatë, edhe në shtetet tradicionalisht më të freskëta u regjistruan mijëra viktima. Për Britaninë e Madhe, studiuesit vlerësojnë rreth 4.500 vdekje të lidhura me temperaturat e larta.

Për Gjermaninë, edhe Instituti Robert Koch (RKI) në Berlin publikoi në mesin e shtatorit shifra të ngjashme. Sipas tyre, vetëm gjatë kësaj vere në Gjermani kanë humbur jetën nga i nxehti rreth 16.000 njerëz.

Sipas studiuesve britanikë, qershori i vitit 2026 pati pasoja veçanërisht dramatike në Evropë. Sipas vlerësimeve të tyre, pothuajse një e treta e të gjitha vdekjeve të shkaktuara nga të nxehtit u regjistruan në periudhën nga 17 qershori deri më 1 korrik.

Vera e nxehtë 2026 - Djalë i ri duke pirë ujë
Sipas studiuesve, pasojat e të nxehtit nuk prekën vetëm të moshuarit. Ata vlerësojnë se rreth 6.000 nga 50.000 viktimat e të nxehtit ishin nën moshën 65 vjeç.Fotografi: Michael Bihlmayer/CHROMORANGE/picture alliance

Gjatë kësaj kohe, temperaturat ishin mesatarisht pesë gradë Celsius më të larta se mesatarja e periudhës së referencës 1991-2020. Kjo valë e jashtëzakonshme të nxehti konsiderohet si një nga faktorët kryesorë që e bëri verën e vitit 2026 më vdekjeprurësen nga nxehtësia në Evropë që nga fillimi i regjistrimeve.

Jo vetëm të moshuarit humbën jetën

“Mund të themi me një siguri mjaft të madhe se vera e vitit 2026 ishte më e rënda që nga fillimi i regjistrimeve sa i përket vdekshmërisë së lidhur me të nxehtin në pjesë të mëdha të Evropës”, tha Clair Barnes, studiuese e motit ekstrem dhe ndryshimeve klimatike në Imperial College. “Pas këtyre statistikave fshihen faet e njerëz që kanë humbur jetën dhe familje që vajtojnë humbjen e tyre”, shtoi ajo.

Sipas studiuesve, pasojat e të nxehtit nuk prekën vetëm të moshuarit. Ata vlerësojnë se rreth 6.000 nga 50.000 viktimat e të nxehtit ishin nën moshën 65 vjeç.

“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se qytetet tona janë të papërshtatura ndaj temperaturave në rritje dhe është vendimtare që të forcojmë përpjekjet për t’u përshtatur”, theksoi epidemiologu Pierre Masselot nga London School of Hygiene & Tropical Medicine. “Kjo do të thotë t’i freskojmë qytetet përmes më shumë hapësirave të gjelbra dhe më pak ndotjeje, si dhe të garantojmë kujdesin e nevojshëm mjekësor për popullsinë.”/DW

Etiketa: Motitemperatura ekstremevdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reshje shiu të dobëta, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:05 : 26/10/2026
AKTUALITET

Ulen temperaturat dhe rikthehen vranësirat/ Parashikimi i motit për sot

07:59 : 25/10/2026
AKTUALITET

Kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të vendit, moti për këtë të shtunë

08:13 : 24/10/2026
RAJONI

E trishtë! Përballë betejës me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re “Lea” e Alban Skënderajt

20:03 : 23/10/2026
AKTUALITET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:01 : 23/10/2026
AKTUALITET

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:05 : 22/10/2026

TË GJITHA

Mbi 50 mijë viktima: Vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

08:45 : 27/10/2026

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama vijon thirrjen për dialog

08:31 : 27/10/2026

“Lista e Studentëve” po përgatit një qeveri në Serbi, emrat për udhëheqjen e re

08:28 : 27/10/2026

Efekti domino nga Serbia në Shqipëri; mes shpresës dhe sfidave politike

08:15 : 27/10/2026

Këmbimi valutor 27 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 27/10/2026

Ulen temperaturat, në zonat malore priten reshje bore! Parashikimi i motit për sot

08:04 : 27/10/2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 Tetor 2026

22:59 : 26/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com