Aksident në Fier–Patos/ Makina përplas të moshuarën, dërgohet në spital

08:43, 27/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e kwsaj tw marte në aksin rrugor Fier–Patos, pranë ish-parkut të automjeteve në Fier.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet tip “Volkswagen Passat” AB 342 GR ka goditur të moshuarën, e cila ndodhej në këmbë në anë të rrugës.

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndaluar, ndërsa e moshuara është transportuar drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e aksidentit ka mbërritur edhe patrulla e Policisë, e cila ka ndërhyrë për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve, për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve në këtë aks rrugor.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sipas informacioneve paraprake nga bluzat e bardha, e moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco