• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtohen të ardhurat nga sitet e trashëgimisë kulturore, 93% më shumë se viti i kaluar!

by A. Q
27/10/2026 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) bëri publike dje një sërë të dhënash duke krahasuar 9-mujorët e parë të viteve 2024, 2025 dhe 2026.

Shifrat paraqesin një panoramë të zgjerimit të veprimtarisë së IKTK-së në disa drejtime kryesore: rritjen e të ardhurave, shtimin e investimeve, intensifikimin e projekteve të konservimit dhe kërkimit, si dhe forcimin e monitorimit arkeologjik dhe të kuadrit rregullator.

Një nga treguesit më të rëndësishëm është rritja me 93% e të ardhurave ndaj vitit 2025. Paralelisht, investimet në pasurinë kulturore shënojnë një rritje prej 400%. Një tjetër fushë ku vihet re progres i rëndësishëm është ajo e projekteve të konservimit, restaurimit dhe kërkimit arkeologjik.

Sipas të dhënave, numri i projekteve është rritur me 282% krahasuar me vitin 2024, ndërsa rritja e raportuar ndaj vitit 2025 është 133%. Këto shifra pasqyrojnë një intensifikim të ndërhyrjeve në monumente dhe site arkeologjike, duke përfshirë konservimin, restaurimin, sondazhet, gërmimet dhe vëzhgimet arkeologjike.

Si rrjedhojë, janë identifikuar 21 site të reja arkeologjike në 9 muaj të 2026-ës, me shtrirje territoriale në Shkodër, Lezhë, Lushnjë, Fier, Korçë, Ersekë, Pogradec, Divjakë, Sarandë etj. Në të njëjtën kohë, të dhënat tregojnë një rritje të konsiderueshme të monitorimeve arkeologjike, me 279% ndaj vitit 2025.

Në mbështetje të këtij procesi, është bërë dhe zgjerimi i kuadrit rregullator. Numri i akteve nënligjore të miratuara arrin në 8 në vitin 2026, ndërkohë që IKTK evidenton edhe aktmarrëveshjet për monitorimin arkeologjik të cilat janë rritur me 32% ndaj vitit 2025, ndërsa krahasimi me vitin 2024 tregon një rritje prej 164%. /Tema/

Next Post
“Do të rrëmbej avionin”, ndërpritet fluturimi drejt Nju Xhersit pas mesazhit kërcënues, arrestohet 25-vjeçari

“Do të rrëmbej avionin”, ndërpritet fluturimi drejt Nju Xhersit pas mesazhit kërcënues, arrestohet 25-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli mban zgjedhjet vendimtare në klimë të tensionuar, ja çfarë tregojnë sondazhet për përballjen Netanyahu-Eisenkot!

Izraeli mban zgjedhjet vendimtare në klimë të tensionuar, ja çfarë tregojnë sondazhet për përballjen Netanyahu-Eisenkot!

October 27, 2026
Trump ngre dyshime për rezultatin në Brazil, vë në pikëpyetje fitoren e Lulës: Duken si zgjedhje të manipuluara

Trump ngre dyshime për rezultatin në Brazil, vë në pikëpyetje fitoren e Lulës: Duken si zgjedhje të manipuluara

October 27, 2026
“Do të rrëmbej avionin”, ndërpritet fluturimi drejt Nju Xhersit pas mesazhit kërcënues, arrestohet 25-vjeçari

“Do të rrëmbej avionin”, ndërpritet fluturimi drejt Nju Xhersit pas mesazhit kërcënues, arrestohet 25-vjeçari

October 27, 2026
Shtohen të ardhurat nga sitet e trashëgimisë kulturore, 93% më shumë se viti i kaluar!

Shtohen të ardhurat nga sitet e trashëgimisë kulturore, 93% më shumë se viti i kaluar!

October 27, 2026
BE paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për një botë 3 gradë celsius më të ngrohtë

BE paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për një botë 3 gradë celsius më të ngrohtë

October 27, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Pas fitores historike, studentët në Serbi nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re! Lëvizja ende pa një lider konkret, sfidat që e presin

October 27, 2026
U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

October 27, 2026
Kundërshtarët e Vuçiçit “pushtojnë” televizionin pro tij, ja çfarë ndodhi në studiot e “Informer”!

Kundërshtarët e Vuçiçit “pushtojnë” televizionin pro tij, ja çfarë ndodhi në studiot e “Informer”!

October 27, 2026
Qeveria franceze dështon të bindë studentët të ndalojnë protestat, të rinjtë vijojnë me qëndresën e tyre

Qeveria franceze dështon të bindë studentët të ndalojnë protestat, të rinjtë vijojnë me qëndresën e tyre

October 27, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Vatikani: Rikuperimi i Papës në rrugën e duhur, mund të të udhëtojë në Amerikën Latine muajin e ardhshëm

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In