Ky edicioni “Topit të Artë” është mbyllur me anglezin Harry Kane si fituesi i tij.
Sulmuesi ka shkëlqyer në edicionin e fundit dhe mposhti në këtë garë dy rivalë të fortë siç janë Kilian Mbape dhe Lamin Jamal.
Mes votuesve në këtë edicion, si zakonisht, ka qenë edhe gazetari i njohur Besnik Dizdari.
Por në votimin tij, ai nuk shihte Harry Kane mes favoritëve absolutë për këtë trofe.
Në fakt, në pikët që ai ka dërguar te “France Football” që organizon dhënin e trofeut, Kane renditet vetëm në vendin e 7. Sipas Dizdarit, fituesi duhej të ishte Lamin Jamal, të cilit i kishte dhënë pikët maksimale, të ndjekur nga Rodri dhe Ousman Dembele.
VOTIMI I PLOTË I BESNIK DIZDARIT:
1 – Lamin Jamal 15 pikë
2 – Rodri 12
3 – Ousman Dembele 10
4 – Kilian Mbape 8
5 – Erling Haland 7
6 – Lionel Mesi 5
7 – Harry Kane 4
8 – Ashraf Hakimi 3
9 – Kviça Kvaratskhelia 2
10 – Fabian Ruiz 1
Portieri më i Mirë: Unai Simon
Trajneri më i Mirë: Luis de la Fuente
Klubi më i Mirë: PSG
© SYRI.net
Kane emocionohet pas fitimit të Topit të Artë: Pa familjen dhe shokët e Bayernit, nuk do t’ia kisha dalë
Harry Kane fiton Topin e Artë në garën më dramatike në histori
Alexia Putellas fiton Topin e Artë për herë të tretë dhe hyn në historinë e futbollitBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: