Vuçiç ra nga pushteti pas 14 vitesh, Berisha: Duhet të ishte në burg në Hagë prej vitesh. Studentët e shporrën politikën e zezë të tij.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi zgjedhjet në Serbi, teksa Aleksandar Vuçiç ra nga pushteti pas 14 vitesh.

Berisha u shpreh se Vuçiç duhet të ishte në burg në Hagë prej vitesh. Shtoi se studentët e shporrën politikën e zezë të tij.

Gjithashtu, Berisha deklaroi se në Serbi iu bë funerali edhe partisë simotër të Partisë Socialiste në Shqipëri, partisë së Daçiçit, që nuk mori as përfaqësim në parlament.

“Vuçiç prej vitesh duhet të ishte në burgun e Hagës. Ai përcolli Mlladiçin me nderimet më të larta shtetërore.

Aleksandar Vuçiç ishte një kukull e Putinit në Ballkan. Populli serb nxori nga politika një nga figurat më të zeza. Atë që nuk bëri dot faktori ndërkombëtar, e bëri rinia e Serbisë. Dje, u u organizua funerali i partisë si motër së PS-së në Shqipëri, partisë së Daçiç, që e lanë jashtë parlamentit.

Goditja e Vuçiç në Serbi është goditje edhe për mikun e tij në Shqipëri Edi Ramën. Rama duhet të mësojë nga ajo që ndodhi në Serbi”, tha Berisha.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri