“Në intubim, në luftë për jetën”/ DJ Dagz ndan mesazhin prekës nga spitali

DJ Dagz ka ndarë me ndjekësit një moment të vështirë për familjen e tij. Përmes një story në Instagram, të shoqëruar me një fotografi nga spitali, ai ka treguar se i ati ndodhej në ditën e tretë të intubimit dhe po luftonte për jetën.

Në mesazhin e tij, Dagz kujton se viti 2026 shënon vitin e 17-të të karrierës si DJ. Gjatë kësaj periudhe ka përjetuar edhe ditë të vështira, kur nuk ka dashur të marrë pjesë në aktivitetet e planifikuara. Sipas tij, babai ka qenë gjithmonë personi që e ka nxitur të vazhdojë, duke i kujtuar se muzika e bënte të lumtur dhe e ndihmonte të largonte sadopak mendjen nga shqetësimet.

“E di që ty ato dy metra katrorë të bëjnë të lumtur”, kujton ai fjalët e të atit për vendin ku performon.

Përballë gjendjes së babait, Dagz rrëfen se e kishte të vështirë të mendonte për angazhimin e asaj mbrëmjeje. Megjithatë, kujtimi i mbështetjes së tij i jepte kurajë të vazhdonte, ashtu siç i ati kishte dëshiruar gjithmonë.

Postimin e mbyll me një mesazh drejtuar babait, duke i kërkuar të bëhet i fortë dhe të kthehet pranë familjes:

“Unë jam i fortë, babë, ashtu siç ti ke pasur qejf unë me qenë. Tash është koha që edhe ti me qenë i fortë e me u kthy shumë shpejt prapë me neve.”

Në këtë postim, Dagz nuk ka dhënë hollësi për shkakun e gjendjes shëndetësore të të atit.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri