Arkitekti i njohur italo-zviceran mbërrin në Tiranë për projektin prestigjioz “Philipp Plein Residence”

Arkitekti i njohur italo-zviceran, Ergian Alberganti, ka mbërritur në Tiranë së bashku me ekipin e tij, për ndjekur projektin ekskluziv “Philipp Plein Residence”, një koncept rezidencial që synon të sjellë një standard të ri luksi, arkitekture dhe dizajni në kryeqytetin shqiptar.
Alberganti njihet ndërkombëtarisht për përvojën e tij në zhvillimin e koncepteve arkitekturore dhe të dizajnit për rreth 200 struktura hoteliere dhe komerciale të markës Philipp Plein në mbarë botën.
Përfshirja e tij në këtë projekt synon të sjellë në Tiranë filozofinë e veçantë të markës Philipp Plein, duke ndërthurur arkitekturën bashkëkohore, identitetin unik të dizajnit dhe standardet ndërkombëtare të rezidencave luksoze.
“Philipp Plein Residence” synon projekti që e pozicionon Tiranën në hartën e zhvillimeve rezidenciale premium.


360grade.al


















