”Dëshmia dhe denoncimet e mia në SPAK”, Behgjet Pacolli: Tregova çfarë po ndodh në Vlorë

Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se ka qëndruar për rreth shtatë orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka paraqitur fakte, dokumente dhe rrethana që lidhen me çështjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se gjatë paraqitjes së tij ka informuar organin kompetent mbi atë që ai i cilëson si ndërhyrje të paligjshme në strukturën e pronësisë, shpërfillje të vendimeve gjyqësore dhe cenim të pronës private.

Postimi i plotë:

Sot pata mundësinë të paraqitesha për rreth 7 orë para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku paraqita në mënyrë të detajuar faktet, dokumentet dhe rrethanat e asaj që ka ndodhur dhe po ndodh me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

E vlerësoj këtë mundësi dhe jam i kënaqur që mundëm të sjellim përpara organit kompetent të vërtetën e plotë mbi ndërhyrjet e paligjshme në strukturën e pronësisë, shpërfilljen e vendimeve gjyqësore dhe cenimin e pronës private.

Nuk e kam humbur shpresën se në Shqipëri po bëhet drejtësi. Besoj se institucionet e drejtësisë do të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe do të garantojnë respektimin e ligjit.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë plotësisht me SPAK dhe me çdo institucion kompetent, deri në sqarimin e plotë të së vërtetës dhe mbrojtjen e të drejtave tona ligjore.

Askush nuk është mbi ligjin. Prona private dhe vendimet e gjykatave duhet të respektohen.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri