Kamberi: Pasivizimi na kushtoi mandatin e tretë

Kryetari i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se shqiptarët synojnë të sigurojnë dy mandate në Kuvendin e Serbisë, ndërsa ka akuzuar autoritetet për diskriminim sistematik përmes pasivizimit të adresave.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTK-në, pak para mbylljes së vendvotimeve, Kamberi bëri të ditur se, sipas të dhënave paraprake të orës 19:00, në 37 vendvotime në Preshevë kishin votuar 16.600 qytetarë. Ndërkohë, në vendvotimet shqiptare në Bujanoc, numri i votuesve kishte arritur në 10.853.

Ai vlerësoi se procesi zgjedhor kishte vijuar përgjithësisht në mënyrë të rregullt, megjithëse në orët e para ishin evidentuar disa parregullsi të vogla.

Sa i përket mundësisë për të siguruar mandatin e dytë, Kamberi theksoi se rezultati do të varet edhe nga pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhje.

“Nëse shkon në 70%, siç po flitet, atëherë sigurisht do të kërkohen më tepër vota. Në rast të një rezultati 61–65%, kemi gjasa shumë reale ta kemi ulësen e dytë”, deklaroi ai.

Kamberi e cilësoi pasivizimin e adresave si një nga faktorët që kanë dëmtuar përfaqësimin politik të shqiptarëve në Serbi. Sipas tij, personat e prekur nga ky proces janë hequr edhe nga regjistrat e votuesve, duke kufizuar mundësinë e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Kjo na ka sjellë në situatë që ne ta humbim mandatin e tretë që e kemi pretenduar”, u shpreh Kamberi, duke e cilësuar këtë praktikë si pjesë të diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai përmendi veçanërisht Medvegjën, ku, sipas tij, pasivizimi i adresave ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet zgjedhore dhe në mundësitë e shqiptarëve për të siguruar përfaqësim politik.

Në përfundim, Kamberi vlerësoi mobilizimin e votuesve shqiptarë dhe falënderoi qytetarët që kishin ardhur nga Kosova për të ushtruar të drejtën e votës.

“Ditët e fundit të fushatës zgjedhore patëm reagime nga të gjitha anët e hapësirave shqiptare, që ishte një motivim shtesë për zgjedhësit tanë”, përfundoi ai.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri