Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet 31-vjeçari në Muriqan! Do të ekstradohet në Spanjë
Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet në Muriqan. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi 31-vjeçari rezulton person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi.
Policia bën me dije se pasi Gjykata e Sabadell i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Më tej bëhet me dije se po punohet për ekstradimin e tij.
“PKK Muriqan/ Akuzohet në Spanjë, për vjedhje me dhunë, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në dalje të Shqipërisë, u kap shtetasi shqiptar A. T. alias A. B. alias A. C., 31 vjeç, banues në Mamurras.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata e Instruksionit nr. 4, Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 28.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
31-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Lezhë, të cilat kryen arrestimin e tij të përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Spanjë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, vijon procedurat për ekstradimin e tij”, njofton policia.
“Pakënaqësia nuk zgjidhet me plumba dhe shkopa gome”, ish-Prokurori: Të mbahet përgjegjësi
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Kam bërë kallëzim penal për padrejtësitë lidhur me Aeroportin e Vlorës
- 10:11 Kush është arkitekti i fitores së Lula-s në zgjedhjet e Brazilit
- 10:06 Trump zbulon bisedën me drejtorin e Google, “heq dorë” nga ideja për të riemërtuar Oqeanin Atlantik në Oqeanin Amerikan
- 10:03 Pse një marrëveshje midis Francës dhe Gjermanisë nuk do ta shpëtojë industrinë e automobilave të Evropës
- 10:00 Ndeshja mes OFK Beogradit dhe Crvena Zvezdas, tifozët djegin portretet e Thaçit dhe Kurtit
- 09:55 Kina do të dërgojë një përfaqësues në Lindjen e Mesme, shkak konfliktet në rajon
- 09:48 Artileria e Phenianit e vendosur në jug shkakton shqetësim në vëzhgimin kufitar me Korenë e Jugut