Gallatasaraj ka fituar me shifrat 2-1 derbin përballë Fenerbahçes të hënën në darkë. Por nuk janë pamjet e golave të Osimhen që vendosën sfidën ata të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit.
Në fund të ndeshjes, sapo gjyqtari vërshëlleu për mbylljen e takimit si zakonisht shumë të ndezur mes palëve, nisi një zënkë në fushë mes lojtarëve ku protagonisti ishte fillimisht Guenduzi. Lojtarët u mblodhën në qendër dhe pastaj edhe stafet e skuadrave duke krijuar një grumbull të madh.
Por ajo që ndezi sherrin e vërtetë ishte përleshja mes Arçi Braun të Fenerbahçes dhe Abdulkarim Bardakçi të Gallatasarajt të cilët nisën një përleshje të mirëfilltë në sytë e shokëve, që ndezi edhe më shumë sherrin i cili ishte shumë i vështirë të ndalej edhe pas ndërhyrjes së policisë në terrenin lojës për të ndarë palët.


