Harry Kane thyen mallkimin 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayern-it që fitoi një Top të Artë
Harry Kane dhe Kylian Mbappé u ndanë nga vetëm 41 pikë në garën për Topin e Artë 2026.
Sulmuesi anglez triumfoi në votimin për çmimin prestigjioz individual, ndërsa ylli francez u rendit në vendin e dytë, në një garë që rezultoi shumë më e ngushtë nga sa mund të mendohej.
Shifrat u bënë të ditura nga Vincent Garcia, kryeredaktori i revistës “France Football”, organizatorja e ceremonisë së Topit të Artë. Në një prononcim për “L’Équipe TV”, ai theksoi se diferenca mes dy futbollistëve ishte minimale.
“Diferenca ishte vërtet e vogël. Hendeku i pikëve mes Kane dhe Mbappé është më i vogël se ai mes Rodrit dhe Vinícius Júnior në vitin 2024”, u shpreh Garcia.
Kështu, pavarësisht triumfit të Kane, votimi dëshmoi se gara për çmimin më të rëndësishëm individual në futbollin botëror ishte e hapur deri në fund. Vetëm 41 pikë e ndanë sulmuesin e Bayern Munich nga Mbappé, i cili duhej të kënaqej me vendin e dytë.
Garcia foli gjithashtu për mënyrën se si u shpërndanë votat në garën e vitit 2024, duke përmendur Rodrin dhe Lamine Yamal si përfitues të rëndësishëm të tyre. Sipas tij, votat u ndanë mes futbollistëve spanjollë, çka ndikoi në rezultatin përfundimtar.
Top Channel