Tuesday / October 27 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota

Bankat godasin bursat europiane, HSBC humbet gati 7%; kriza franceze rëndon tregjet

Share Share Icon

Bursat europiane e nisën tregtimin e së martës në rënie, të goditura nga rezultatet zhgënjyese të HSBC dhe përshkallëzimi i tensioneve sociale në Francë, ekonominë e dytë më të madhe të Eurozonës.

Indeksi paneuropian STOXX 600 ra me 0.2%, në 639.64 pikë, në orët e para të tregtimit, duke ndërprerë rimëkëmbjen e një dite më parë, kur kishte fituar gati 0.8%.

Aksionet e HSBC, bankës më të madhe europiane, humbën 6.9%, pasi të ardhurat rezultuan nën pritshmëritë e analistëve, pjesërisht për shkak të ngadalësimit të aktivitetit të administrimit të pasurisë. Rënia e HSBC ushtroi presion mbi të gjithë sektorin bankar europian, indeksi i të cilit humbi 1.3%.

Sipas Reuters, investitorët mbeten të shqetësuar edhe nga zhvillimet në Francë, ku drejtuesit e protestave studentore janë zotuar të vazhdojnë demonstratat, pavarësisht lëshimeve të qeverisë në sektorin e arsimit. Lëvizja po tërheq gjithnjë e më shumë sindikatat dhe grupe të tjera, duke zgjeruar pasojat ekonomike të trazirave.

Aksionet franceze kishin humbur mbi 2% gjatë javës së kaluar, ndërsa protestat dhe pasiguria politike goditën besimin e investitorëve.

Presioni mbi tregjet po shtohet edhe nga gjendja e financave publike franceze. Borxhi publik po i afrohet 120% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa nevojat e larta për huamarrje po vështirësojnë përgatitjen e buxhetit të vitit të ardhshëm.

Shitja e obligacioneve franceze ka zgjeruar diferencën e yield-eve me titujt gjermanë, duke e çuar primin e rrezikut të borxhit francez në nivele të papara që nga kriza e borxheve sovrane europiane e vitit 2011.

Trazirat kanë goditur edhe aktivitetin tregtar. Shumë dyqane kanë qëndruar të mbyllura për arsye sigurie, ndërsa bizneset kanë raportuar rënie të ndjeshme të shitjeve.

Në kontrast me bankat, aksionet e kompanisë farmaceutike zvicerane Novartis u rritën me 3.1%, pasi grupi përmirësoi parashikimin për fitimin operativ të vitit.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

BE do t’i japë Frontex-it kompetenca të reja për dëbimin e emigrantëve jashtë Europës

Sipas rregullave të reja, agjencia europiane e kufijve do të lejohet të transferojë emigrantë nga një vend i tretë në një tjetër, duke zgjeruar ope...

17 hours më parë 5 Min Lexim

Ekonomia gjermane jep sinjale rimëkëmbjeje, besimi i bizneseve në nivelin më të lartë që nga 2023

Besimi i bizneseve gjermane u rrit për të gjashtin muaj radhazi në tetor, duke arritur nivelin më të lartë që nga maji 2023, ndërsa përmirësimi i a...

22 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!