1853 fishekzjarre në magazinë, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë! Dyshohet se furnizonte protestën

27 Tetor 2026 | 10:38

Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër ambient ku magazinoheshin lëndë piroteknike të dyshuara si të kontrabanduara, të cilat dyshohet se përdoreshin për furnizimin e personave që merrnin pjesë në tubime. Në kuadër të operacionit “Fireworks 3”, në pranga ka rënë një 51-vjeçar, pasi në magazinën që administronte në zonën e “Tregut Çam” u gjetën 1853 fishekzjarre.

Sipas Policisë, i arrestuari me inicialet D. K. nuk dispononte licencë për shitjen e këtyre produkteve dhe as dokumentacion për blerjen e tyre. Mallrat piroteknike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 51-vjeçari u ka shitur lëndë piroteknike personave të maskuar, të cilët kanë kryer veprime të dhunshme gjatë tubimit të 24 tetorit 2026.

Operacioni “Fireworks 3” synon identifikimin dhe ndalimin e personave që dyshohet se furnizojnë pjesëmarrësit në tubime me sende të kundërligjshme, të përdorura për akte dhune ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimin e objekteve publike e private.

Ky është rasti i dytë i evidentuar nga Policia e Tiranës brenda pak ditësh. Një ditë më parë, uniformat blu sekuestruan 47 pako me fishekzjarre në një banesë në rrugën “Zela”, të cilat, sipas hetimeve, shiteshin për qëllime të kundërligjshme.

Materialet procedurale për rastin e 51-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet 31-vjeçari në Muriqan! Do të ekstradohet në Spanjë

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet në Muriqan. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi 31-vjeçari rezulton person në kërkim ndërkombëtar nga...
10:13 | 27/10/2026

“Pakënaqësia nuk zgjidhet me plumba dhe shkopa gome”, ish-Prokurori: Të mbahet përgjegjësi

Ish-prokurori Eugen Beçi, duke folur për “Now”, ka komentuar protestat që po zhvillohen prej 14 ditësh në Tiranë, të shoqëruara me tensione dhe përplasje fizike....
22:22 | 26/10/2026

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë duke deklaruar se qeveritë në një demokraci ndryshojnë...
20:27 | 26/10/2026