Një tjetër magazinë me fishekzjarrë të kontrabanduar u zbulua në Tiranë me dyshimin se furnizonte protestues për sulmet ndaj policisë. Blutë arrestuan një 51-vjeçar, i cili kishte magazinuar 1853 fishekzjarrë në ambientin që administronte te “Tregu Çam”.
Mallrat u sekuestruan, pasi ai nuk dispononte licencë për shitjen e tyre dhe as dokumentacion për blerjen. Sipas policisë, dyshohet se 51-vjeçari u ka shitur lëndë piroteknike personave të maskuar, të cilët kryen veprime të dhunshme gjatë protestës së 24 tetorit.
Një ditë më parë, policia sekuestroi edhe 47 pako me fishekzjarrë në një banesë në rrugën “Zela”.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë








Komente
Komento