Vrasja në Pejë, policia kontrolle në banesën e autorit të dyshuar! Gjenden armë, thika dhe gëzhoja

27 Tetor 2026 | 10:52

Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në banesën e autorit të dyshuar të vrasjes së Arlinda Zekajt, ngjarje e cila tronditi Pejën dhe të gjithë vendin.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tre thika, 115 gëzhoja dhe një sëpatë.

“Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë. Rasti është duke u hetuar”, thekson policia.

Albert Sylaj dyshohet se të dielën mbrëma vrau me sëpatë ish-kunatën e tij, Arlinda Zekajn, disa minuta pasi ajo ishte kthyer nga komisariati i policisë. I dyshuari vazhdon të jetë në kërkim.

Ngjarja ka tronditur vendin teksa viktima para ngjarjes kishte kërkuar ndihmë nga autoritetet. Ajo gjithashtu kishte dërguar letra autoriteteve duke i konsideruar si shpresa e fundit teksa njoftuar se jeta e saj rrezikohej.

Viktima ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë kishte njoftuar policinë për dhunë në familje. Lidhur me këtë kallëzim ishte arrestuar bashkëshorti i saj i cili ishte ndaluar më pas për 48 orë. Pas kthimit të saj në banesë, rreth orës 21:10, policia ishte njoftuar se gruaja ishte gjetur pa shenja jete.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

Me 67 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes...
22:35 | 26/10/2026

Kurti: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si janë trajtuar denoncimet e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për vrasjen e Arlinda Zekaj. Ai theksoi se ngjarja është tronditëse dhe se viktima...
18:57 | 26/10/2026

Vrasja në Pejë, mblidhet Kuvendi i Kosovës, mbahet një minutë heshtje

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë për rastin e vrasjes të Arlinda Zekajt mbrëmë në Vitomiricë të Pejës. Seanca ka nisur duke...
17:09 | 26/10/2026