Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person! Detajet e para
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të martë në fshatin Shtoj të Shkodrës. Nga të shtënat raportohet për një të plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal të zonës teksa i plagosuri ka marrë plagë në këmbë. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje. Policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj plagosjeje.
“Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
Aksident në aksin Berat-Dimal, makina përplas biçikletën dhe këmbësoren! Humb jetën 63-vjeçari
Protestat studentore në Tiranë, lirohen 12 protestues! Gjykata cakton “detyrim paraqitje”
Protesta e studentëve, vijon bojkoti i mësimit në Universitetin e Korçës
- 12:55 Pas fitores në zgjedhje, Partia e Studentëve nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë
- 12:51 Vrasja në Pejë, Kurti: 54 orë afat që dy ministritë përgjegjëse të dorëzojnë raportin e plotë lidhur me rastin
- 12:45 Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë flejnë në kabinë nga lodhja e tepërt
- 12:40 Zaçaj për ligjin mbi mbrojtjen e Guvernatorit: BE-ja nuk e kërkon si detyrim, por garancitë duhen që tani
- 12:33 Aksident në aksin Berat-Dimal, makina përplas biçikletën dhe këmbësoren! Humb jetën 63-vjeçari
- 12:26 Gjiknuri për projektligjin e Bankës së Shqipërisë: A duhet të parashikohen në Kushtetutë garancitë për Guvernatorin?