Turizëm për Pazar në Kostur/ Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit, shkojnë të organizuar me autobusë
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4% këtë vit, por përtej shifrave pozitive, sfidë mbetet krijimi i vendeve të punës më produktive dhe më të mirëpaguara.
Në raportin e fundit për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore vlerëson se papunësia në Shqipëri ka zbritur në nivelin më të ulët historik, ndërsa pagat vijojnë të rriten.
Por ekonomia mbetet e mbështetur kryesisht te turizmi dhe shërbimet ndërsa produktiviteti i ulët dhe baza e ngushtë e eksporteve kufizojnë potencialin për rritje afatgjatë.
“Adresimi i hendekut në aftësi, rritja e produktivitetit dhe krijimi i kushteve që bizneset të investojnë dhe të zgjerohen janë thelbësore për ruajtjen e rritjes afatgjatë dhe përshpejtimin e konvergjencës me Bashkimin Evropian”, shprehet Banka Botërore.
Banka Botërore thekson se lehtësimi i barrierave tregtare dhe procedurave administrative mund të nxisë investimet, eksportet dhe punësimin: “Megjithatë, vetëm qëndrueshmëria nuk mjafton që rajoni të afrohet me nivelet mesatare të të ardhurave në Bashkimin Evropian apo të krijojë vendet cilësore të punës për të cilat ka nevojë.”
Në treguesit fiskalë Banka Botërore evidenton se borxhi publik ka zbritur nën 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ndërsa bilanci buxhetor dhe pozicioni i jashtëm i vendit janë përmirësuar.
Në nivel rajonal rritja ekonomike parashikohet mesatarisht në 3.1% për vitin 2026. Megjithatë me një rritje të parashikuar prej 3.4%, Shqipëria renditet pas Kosovës, me 3.6%, por përpara Maqedonisë së Veriut me 3.3%, Malit të Zi me 3.2%, Serbisë me 3.1% dhe Bosnjë-Hercegovinës me 2.4%.
Top Channel