Nga Çim Peka/
PD-ja ka numrat dhe organizimin. Studentët kanë guximin dhe autoritetin moral. Qytetarët kanë pakënaqësinë. Protesta merr forcë kur këto tri energji takohen dhe qëndrojnë bashkë.
Sipas rrjedhës që pamë të shtunën, mesazhi ishte i qartë: PD-ja para Kryeministrisë, studentët para Ministrisë së Arsimit, pastaj bashkimi në shesh dhe qytetarët që mbushën bulevardin. Çdo bashkim solli më shumë njerëz. Njerëzit panë një forcë që po rritej dhe iu bashkuan.
Këtu fillon përgjegjësia e opozitës: të mos i lërë studentët vetëm. Të nesërmen të jetë sërish aty. Edhe pasnesër. Dhjetë ditë rresht, me prani, organizim dhe qëndresë agresive. Besimi ndërtohet kur qytetari sheh se ata që i kërkojnë të dalë në shesh janë vetë aty çdo ditë.
Asnjë formulë nuk garanton rrëzimin e një qeverie. Por bashkimi i qëndrueshëm e kthen pakënaqësinë në presion politik deri në largimin e Ramës!
© SYRI.net
Ikja e Vuçiç/ Nurellari: Opozita të shfrytëzojë modelin e konfirmuar të një fitoreje kundër një autokrati në një shtet të kapur
Në mbështetje të protestave në Tiranë/ Vijon bojkoti i studentëve të universitetit ‘Fan Noli’ Korçë
EKSKLUZIVE/ Kandidati për President në Austri-Ramës: Mos derdh asnjë pikë gjaku të shqiptarëve për të qëndruar në pushtet