Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person! Detajet e para

27 Tetor 2026 | 11:04

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të martë në fshatin Shtoj të Shkodrës. Nga të shtënat raportohet për një të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal të zonës teksa i plagosuri ka marrë plagë në këmbë. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje. Policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj plagosjeje.

“Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia konfirmon plagosjen në Shkodër: Autori ende i paidentifikuar

Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri,...
11:10 | 27/10/2026

1853 fishekzjarre në magazinë, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë! Dyshohet se furnizonte protestën

Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër ambient ku magazinoheshin lëndë piroteknike të dyshuara si të kontrabanduara, të cilat dyshohet se përdoreshin për furnizimin e...
10:38 | 27/10/2026

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet 31-vjeçari në Muriqan! Do të ekstradohet në Spanjë

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet në Muriqan. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi 31-vjeçari rezulton person në kërkim ndërkombëtar nga...
10:13 | 27/10/2026