• Kontakt
Tuesday, October 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protestat/ Tabaku: Janë 1000 të rinj të shoqëruar e të arrestuar, 250 prej tyre të mitur

11:11 : 27/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së komisionit parlamentar të të Drejtave të Njeriut dhe Medias, deklaroi se protestat e zhvilluara në Tiranë gjatë muajve të fundit kanë nxjerrë në pah një krizë përfaqësimi dhe besimi te institucionet.

Tabaku tha se ajo që po kërkojnë shqiptarët është tërheqja e qeverisë dhe krijimin e nje qeverie teknike, duke theksuar se “kjo eshte axhenda qe ka Shqiperia sot”.

“Duhet patjetër që sot të kemi një qasje tjetër. Të kemi një ndryshim. Unë e kam humbur shpresën që ju do reflektoni dhe do ndryshoni. Po të më kërkonit 2013-ën, do ju sillja amendamente. E kemi bërë këtë. Po sot njerëzit kërkojnë një zgjidhje politike, kërkojnë tërheqjen e qeverisë, kërkojnë një qeveri teknike, kërkojnë që të reflektojmë për këtë sistem që sot ka përqendruar çdo pushtet në një dorë dhe që sot fatkeqësisht ka ndrydhur edhe të ardhmen e Shqipërisë. Kështu që kërkesa ime është që kjo axhendë që Shqipëria ka që nuk e vendosim dot ne, e ka vendosur rruga, e kanë vendosur studentët, e ka vendosur protesta, të sillet edhe këtu në parlament dhe ne të kemi këtë rend dite sot”, deklaroi Tabaku.

Po ashtu ajo ngriti edhe shqëtësimin e dhunës policore të ushtruar ndaj të rinjve protestues, duke thene se jane 1000 të rinjë të shoqëruar e arrestuar, nga të cilet 250 janë të mitur.

“Në emër të opozitës kam kërkuar që në këtë komision të raportojë Ervin Demo. Kam kërkuar që të raportojë Skënder Hitaj. Kam kërkuar që të raportojë komisioneri për antidiskriminimin. Sepse ne kemi parë qytetarë të Tiranës të dhunoheshin e tërhiqeshin zvarrë. Në cilësinë e kryetares së këtij komisioni kam qenë 2 herë në ditë në paraburgim. Kam qenë çdo darkë në komisariatet e policisë. Kam qenë çdo ditë në spitalin e Traumës. Dhe ju siguroj, pa asnjë konotacion politik, se është bërë barbari ndaj të rinjve. Janë 1.000 të rinj të shoqëruar të arrestuar, 250 prej të cilëve janë të mitur. Janë të mitur, si do ndiheshin në qoftë se fëmijët tuaj atje do të arrestoheshin? E ju do prisnit jashtë derës së komisariatit vetëm pse ishin veshur me të zeza. Si do ndiheshit në qoftë se do ishin të afërmit tuaj? Si do ndiheshit në qoftë se do ishin persona të cilët ju keni lidhje? Kam takuar prindër të shokuar. Kam takuar prindër që ishin thyer fëmijëve gjymtyrët. Që i ka gjuajtur policia në mënyrë çnjerëzore në kokë. Dhe sot neve nuk mund të mblidhemi dhe të sillemi sikur asgjë s’ka ndodhur. Unë e kam theksuar gjithmonë që unë jam për përdorimin e institucioneve. Por ne duhet që t’i japim vlerë parlamentit. Dhe duhet që në këtë parlament, patjetër të raportonte ministri i brendshëm. Me një kërkesë që unë kam bërë këtu që një javë më parë. Duhet të raportonte drejtori i policisë për masat ekstreme që ka marrë. Për trajtimin çnjerëzor, për rrahjen në komisariate. Duhet të raportonte se kush ishin ato persona pa numër identifikimi që kanë rrahur të rinjtë e Tiranës. Duhet të raportonte për shkeljen e të drejtave të njeriut”, tha Tabaku.

Lexo edhe:

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarresh ku furnizoheshin protestuesit, arreston 51-vjeçarin

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama vijon thirrjen për dialog

Më tej, Tabaku deklaroi se 47 gazetarë janë kërcënuar, intimiduar ose goditur në 43 raste që lidhen me veprimet e policisë. Deputetja iu referua gjithashtu një raporti të Reporterëve pa Kufij, për të cilin tha se ngre shqetësime lidhur me trajtimin e gazetarëve dhe pengesat në ushtrimin e profesionit të tyre, edhe kur ata janë të identifikuar si përfaqësues të medias.

Etiketa: arrestimeJorida Tabakupoliciprotestestudente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarresh ku furnizoheshin protestuesit, arreston 51-vjeçarin

10:47 : 27/10/2026
AKTUALITET

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama vijon thirrjen për dialog

08:31 : 27/10/2026
AKTUALITET

Revolta studentore, Kaso: Të ndaluarit janë keqtrajtuar gjatë shoqërimit dhe në komisariate

22:08 : 26/10/2026
AKTUALITET

Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia

20:34 : 26/10/2026
AKTUALITET

Kush janë maskarenjtë pas maskave?

20:21 : 26/10/2026
AKTUALITET

Hipokrizia e Ramës: Pushteti nuk ndërrohet me dhunë!

19:58 : 26/10/2026

TË GJITHA

Protestat/ Tabaku: Janë 1000 të rinj të shoqëruar e të arrestuar, 250 prej tyre të mitur

11:11 : 27/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person (Emri)

10:58 : 27/10/2026

“Zoti do krijojë lehtësim pas vështirësive”, mesazhi i Erjon Vishkullit nga spitali

10:55 : 27/10/2026

Përplasje te “Ligjet”, Bylykbashi kërkon dorëheqjen e Ramës, Manja: Shihni ëndrra!

10:50 : 27/10/2026

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarresh ku furnizoheshin protestuesit, arreston 51-vjeçarin

10:47 : 27/10/2026

Harry Kane thyen “mallkimin” 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayern-it që fitoi “Topin e Artë”

10:34 : 27/10/2026

Aksident në kryqëzimin e Vasil Shantos, motori përplas këmbësorin

10:30 : 27/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com