
Një person është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 10:40, në ambientet e jashtme të një lokali, ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në këmbë një shtetas.
I plagosuri është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.