Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët
Katër persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos pas një stuhie të fortë e cila shkaktoi dëme të shumta në Antalia, në jug të Turqisë.
Tornadoja goditi një kantier ndërtimi, ku punëtorët jetonin në dy kontejnerë transporti. Erërat e forta shkatërruan strukturat ku ishin pesë punëtorët brenda.
Dy nga punëtorët vdiqën menjëherë, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë nga plagët e marra në spitalin ku u dërguan. Punëtori i pestë u plagos, jeta e tij nuk është në rrezik.
Agjencia Meteorologjike Turke kishte lëshuar një paralajmërim të verdhë për reshje të rrëmbyeshme shiu në Antalia. Guvernatori i Antalias vizitoi zonën dhe u tha gazetarëve se tornado shkaktoi edhe rrëzimin e një vinçi në një kantier ndërtimi.
Sahin e përshkroi incidentin si një fenomen natyror të pazakontë, duke vënë në dukje se nuk ishin marrë raportime për tornado ose stuhi të tjera nga pjesë të tjera të qytetit dhe se ndërtesat përreth nuk pësuan dëme të ngjashme.
Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona
Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit
Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin
- 11:19 Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona
- 11:15 Memeja virale me fytyrën e tij në vend të Mao Ce Dunit, ylli i futbollit rrezikon të humbasë miliona nga sponsorët
- 11:10 Policia konfirmon plagosjen në Shkodër: Autori ende i paidentifikuar
- 11:04 Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person! Detajet e para
- 11:03 Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit
- 11:02 Debate te “Ligjet”, Bylykbashi: Të nis hetimi i zinxhirit komandues për dhunën e policisë, Manja: Kemi një jetë merremi me atë seli