Ulja e TVSH për ushqimet e shportës/ ‘E kemi propozuar disa herë’, Xhixho: Rama frikësohet nga rinia në shesh

Ulja e TVSH për ushqimet e shportës/ ‘E kemi propozuar disa herë’, Xhixho: Rama frikësohet nga rinia në shesh

11:22, 27/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëvendëspresidentja e PL, Erisa Xhixho ka kritikuar projektligjin e porpozuar nga qeveria për uljen e TVSH për ushqimet e shportës, një vendim që sipas saj është diktuar nga frika e qeverisë nga protestat studentore.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Xhixho shkruan se me forcën e kartonëve, qeveria e ka refuzuar shpesh herë një nismë të tillë, duke shtuar se ajo është propozuar disa herë nga PL.

‘Arsyeja e vërtetë është frika nga rinia shqiptare që ka mbushur rrugët e sheshet, sepse nuk përballon më kostot e jetesës; është frika e Edi Ramës se e pret i njëjti fat si ai i Vuçiçit: largimi me turp!’, përmbyll reagimin e saj, Erisa Xhixho.

Statusi:

Pasi kjo qeveri i vodhi shqiptarët për 14 vjet rresht, pasi refuzoi disa herë (në vitin 2017,2022,2025) propozimin tonë për uljen e TVSH për produktet e shportës, ka vendosur të lehtësojë barrën fiskale mbi ushqimet bazë.

Jo se i do shqiptarët, jo se do t’ua bëjë jetën më të lehtë. Thjesht ka frikë!

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar” është propozuar disa herë nga Partia e Lirisë, si masë për të lehtësuar qytetarët. E kanë refuzuar me arrogancën e kartonave!

Dhe e sjellin sot me paturpërsinë më të madhe, sikur papritur u zgjuan nga gjumi dhe panë se 41.3% e të ardhurave të shqiptarëve shkojnë për ushqimin.

Arsyeja e vërtetë është frika nga rinia shqiptare që ka mbushur rrugët e sheshet, sepse nuk përballon më kostot e jetesës; është frika e Edi Ramës se e pret i njëjti fat si ai i Vuçiçit: largimi me turp!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco