Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Media britanike i bën jehonë Shqipërisë: Një ndër destinacionet më ekonomike për pushime në Evropë!

    Bizneset me xhiro mbi 5 mln lekë do të paguajnë TVSH! Qeveria i kishte përjashtuar nga TVSH-ja deri në 2029-ën subjektet me qarkullim deri 10 mln lekë

    Sulmi rus në Kiev, një i vrarë dhe 10 të plagosur/ Zelensky: Vijojnë operacionet e shpëtimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Sulmi rus në Kiev, një i vrarë dhe 10 të plagosur/ Zelensky: Vijojnë operacionet e shpëtimit
    Botë

    Sulmi rus në Kiev, një i vrarë dhe 10 të plagosur/ Zelensky: Vijojnë operacionet e shpëtimit

    October 27, 2026
    Sulmi rus në Kiev, një i vrarë dhe 10 të plagosur/ Zelensky: Vijojnë operacionet e shpëtimit

    Një sulm rus me raketa ndaj kryeqytetit ukrainas, mbrëmjen e kaluar ka shkaktuar të paktën një viktimë dhe 10 të plagosur, mes tyre studentë pranë një konvikti universitar. Sulmi goditi një institucion arsimor, ndërtesa banimi, një stacion të metrosë dhe objekte mjekësore ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet në terren.

    Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko deklaroi se viktima u gjet pranë një supermarketi. Sipas autoriteteve, një trup u zbulua pranë një pallati të dëmtuar rëndë. Nëntë nga të plagosurit po trajtohen në spital, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se bilanci i plotë nuk ishte përcaktuar ende.

    “Për momentin, numri i saktë nuk dihet. Por, fatkeqësisht, ka viktima. Ka të plagosur. Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë”, deklaroi ai në Telegram.

    Zelensky përsëriti thirrjen për përshpejtimin e furnizimit me sisteme të mbrojtjes ajrore, duke paralajmëruar se vonesat po e lënë Ukrainën të pambrojtur përballë sulmeve të vazhdueshme.

    Më herët gjatë ditës, presidenti ukrainas kishte deklaruar se Kievi po priste prej afro një muaji miratimin nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, për furnizimin me raketa të sistemeve Patriot dhe NASAMS.

    “Prej gati një muaji po presim që zoti Hegseth të miratojë raketat për sistemet Patriot dhe NASAMS. Kam udhëzuar ekipin tonë që ta ngrejë sërish këtë çështje me palën amerikane”, shkroi Zelensky në rrjetin social X.

    10 të plagosur Bombardimet ruse ekipet e emergjencës Kiev konflikti Rusi-Ukrainë Lufta në Ukrainë një i vrarë operacionet e shpëtimit Rusia sulmet ajrore sulmi rus në Kiev Ukrainë viktimat civile Volodymyr Zelensky zhvillimet në frontin ukrainas
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Media britanike i bën jehonë Shqipërisë: Një ndër destinacionet më ekonomike për pushime në Evropë!

    October 27, 2026

    Bizneset me xhiro mbi 5 mln lekë do të paguajnë TVSH! Qeveria i kishte përjashtuar nga TVSH-ja deri në 2029-ën subjektet me qarkullim deri 10 mln lekë

    October 27, 2026

    Sulmi rus në Kiev, një i vrarë dhe 10 të plagosur/ Zelensky: Vijojnë operacionet e shpëtimit

    October 27, 2026

    Akuzohej për shpërdorim detyre, arrestohet pas një muaji kërkimesh ish-juristi i Kadastrës në Fier

    October 27, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.