‘Historitë e Çmendura të Tiranës”! Ben Blushi roman të ri: Nga keqardhja për qytetin ku kam lindur
Shkrimtari Ben Blushi ka njoftuar botimin e romanit të tij më të ri, “Historitë e Çmendura të Tiranës”, një vepër që rrëfen 400 vite histori të kryeqytetit shqiptar, nga viti 1600 deri në vitin 2000.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi shprehet se libri është shkruar nga keqardhja për qytetin ku ka lindur, duke e lidhur historinë e trazuar të Tiranës me situatën që ajo po përjeton aktualisht.
Postimi i plotë i Ben Blushit:
HISTORITË E CMENDURA TË TIRANËS, ROMANI IM I RI
Historitē e Cmendura të Tiranës është romani im i ri që sot shkoi në shtypshkronjën Onufri.
Ky roman u shkrua nga keqardhja për qytetin ku kam lindur. Për Tiranën ka më pak libra se për cdo kryeqytet tjeter evropian.
Historitë e Cmendura të Tiranës tregon luftërat, pushtimet, ndërtimet dhe intrigat që i bënë njeri-tjetrit qindra pashallarë, bejlerë, aventurierë, ushtarakë, shkrimtarë, poetë, mbretër dhe perandorë për të kontrolluar qytetin nga viti 1600 deri nē vitin 2000.
Kushdo që do lexojë këtë histori të shtrirë në 400 vjet do kuptojë se Tirana është djegur disa herë sic po ndodh dhe sot dhe gjithmonë është ringritur më e bukur dhe më vitale.
Është një koincidencë fatale, aspak e planifikuar që libri botohet pikërisht këto ditë kur qyteti po vuan.
Duke nisur nga data 3 nëntor Historitë e Cmendura të Tiranës do jetë nē cdo librari.
Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro
Aktori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i bashkohet Sylvester Stallone në sezonin e ri të “Tulsa King”
Autor apo algoritëm? Letërsia në krizë
- 11:30 Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët
- 11:19 Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona
- 11:15 Në moshën 39 vjeç, Leo Messi përfundoi i 5-ti në garën për “Topin e Artë” 2026
- 11:10 Policia konfirmon plagosjen në Shkodër: Autori ende i paidentifikuar
- 11:04 Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person! Detajet e para
- 11:03 Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit