E martë, 27 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aksident i rëndë në Turqi, një viktimë dhe disa të plagosur

Mëngjesin e kësaj të marte është regjistruar një aksident tragjik në Turqi. Një autobus pasagjerësh është përmbysur në autostradën Isparta-Antalya, me pasojë humbjen e një personi dhe plagosjen e 7 personave të tjerë.

Sipas mediave turke, aksidenti ndodhi në dalje të një tuneli, në rrethana ende të pazbardhura dhe të pashpjegueshme.

Bëhet me dije se drejtuesi i autobusit ka humbur drejtimin e mjetit, duke bërë që ky i fundit të përmbyset. Ai që ka humbur jetën në këtë aksident fatal ka qenë shoferi rezervë, i cili ishte në gjumë në momentin që ngjarja ndodhi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.