Vrasja në Pejë, Kurti: 54 orë afat që dy ministritë përgjegjëse të dorëzojnë raportin e plotë lidhur me rastin

27 Tetor 2026 | 12:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të martë ka bërë me dije se u ka kërkuar institucioneve përgjegjëse të japin përgjigje lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë. Kurti ka theksuar se u ka lënë kohë 54 orë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë Drejtësisë për të përfunduar raportin që pritet të identifikojë dështimet e mundshme institucionale.

 “54 orë nga ky moment i kanë Ministria e Punëve të Brendshme edhe Ministria e Drejtësisë, dhe kjo është rezultat që në seancën e mbrëmshme kur u votua me 67 vota rezoluta, unë thashë që ata i kanë 72 orë. Natyrisht që do të ketë edhe masa në përputhje me ligjin e me rregulloret. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, e dimë, por tani shpejtësia është kryesore”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se raporti duhet ta zbardhë rastin deri në fund. Kurti u shpreh reforma në sistemin e drejtësisë nuk mund të shtyhet më, duke përmendur kritikat e vazhdueshme të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës në këtë fushë.

 “Reforma e sistemit të drejtësisë nuk është vetëm e rëndësishme, po është urgjente”, theksoi Kurti.

Ai kërkoi që institucionet përgjegjëse të veprojnë me shpejtësi dhe të sigurojnë llogaridhënie për çdo dështim të mundshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Pejë, policia kontrolle në banesën e autorit të dyshuar! Gjenden armë, thika dhe gëzhoja

Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në banesën e autorit të dyshuar të vrasjes së Arlinda Zekajt, ngjarje e cila tronditi Pejën dhe të gjithë...
10:52 | 27/10/2026

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

Me 67 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes...
22:35 | 26/10/2026

Kurti: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si janë trajtuar denoncimet e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për vrasjen e Arlinda Zekaj. Ai theksoi se ngjarja është tronditëse dhe se viktima...
18:57 | 26/10/2026