4 protestues janë lënë nën arrest shtëpie nga Gjykata e Tiranës për protestën e dhunshme të së shtunës që përshkallëzoi në sulme ndaj policisë, institucioneve, bizneseve e bankave.

16 të tjerë janë lënë në detyrim paraqitje kurse 2 protestuesve u është ndaluar dalja jashtë shtetit.

Për të 22 protestuesit, gjykata i ka vlerësuar arrestimet si të ligjshme.

Protesta e së shtunës u karakterizua nga veprime dhune e sulme molotovësh drejt Ministrisë së Mjedisit e Teatrit të Kukullave. Sulmet u organizuan nga eksponentë të Partisë Demokratike që udhëzuan protestuesit për të hedhur gurë e lëndë të tjera piroteknike.

Përplasjet më të forta u regjistruan në sheshin ‘Skënderbej’, e më pas nisi marshimi gjatë të cilit u dogj një kioskë, u sulmua një bankë e nivelit të dytë dhe biznese.

Nën arrest shtëpie
Ndalimi i daljes jashtë shtetit
Detyrim paraqitje
Xhulio Meçani
Elsard Nxh(e)çi