Ronaldo nga ceremonia e “Topit të Artë”: Gjenerata jonë si futbollistë ishte e jashtëzakonshme

27 Tetor 2026
12:58
Alfred Lleshi
back button

Ceremonia e “Topit të Artë” 2026, e zhvilluar në “Palladium Theatre” të Londrës, rezervoi emocione të shumta. Mes të ftuarve specialë ishte edhe legjenda braziliane Ronaldo Nazário, i cili pati nderin t’i dorëzonte çmimin Harry Kane. Përpara ceremonisë, Thierry Henry e pyeti brazilianin se cila gjeneratë futbollistësh ishte më e fortë, ajo e së kaluarës apo e sotmja.

“Besoj se gjenerata jonë ishte jashtëzakonisht e fortë. Këtu kemi disa fitues të ‘Topit të Artë’; Shevchenko, Owen, Figo, ti…, por edhe Del Piero, Totti e shumë futbollistë të jashtëzakonshëm. Është bukur të rikthehesh pas në kohë”, – u shpreh Ronaldo.

Vlerësimi për Francesco Tottin është i ndërsjellë. Ish-kapiteni i Romës, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, kishte treguar se do të kishte dashur të luante përkrah “Fenomenit”:

“Me kë do të kisha dashur të luaja? Me Ronaldon, Fenomenin. Ai ka shënuar 300, 400 gola, nuk e mbaj mend saktësisht sa, por mendoj se me mua pas shpine do të kishte shënuar trefishin. Besoj se të dy do të luanim me sy mbyllur”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit