Ambasada vijon survejimin e Erion Vishkullit në spitain Gemelli/ Punonjësja që kërcënoi gazetaren e SYRI-t, fotografon edhe sot

13:15, 27/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasada shqiptare në Romë vijon të mbajë nën mbikëqyrje të riun 28-vjeçar, Erion Vishkulli i cili ndodhet në Itali për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në sy në spitalin Gemelli, pas dëmtimit nga plumbi i gomës së gjuajtur nga policia në protestën e 24 tetorit në Tiranë.

Siç raporton gazetarja Alba Kepi, bëhet fjalë për të njëjtën punonjëse të ambasadës shqiptare, Marjeta Mikeli, e cila vijon të kërcënojë sërish duke e fotografuar, në mënyrë që gazetarja të mos i afrohet familjes Vishkulli dhe miqve të të riut.

Këtë radhë, raporton gazetarja e Syri, Alba Kepi, sekretarja e ambasadës shoqërohet edhe nga Elton Reso, atashe ushtarak i akredituar në ambasadën shqiptare.

Image

Dy punonjësit e ambasadës shqiptare në Romë po bëjnë roje në derën e repartit të urgjencës në spitalin Gemelli, ku Erion Vishkulli po përgatit të bëjë procedurën e shtrimit në repartin përkatës, ku pritet t’i nënshtrohet operacionit në sy.

Erion Vishkulli, protestuesi i plagosur me plumb gome nga policia në Tiranë gjatë protestave studentore.

Ndërhyrja pritet të kryhet në spitalin Gemelli nga një ekip mjekësor i drejtuar prej një kirurgu me 45 vite përvojë në fushën e kirurgjisë okulistike.

Vëmendja është përqendruar te ndërhyrja dhe ecuria e trajtimit, ndërsa pritet të mësohen më shumë detaje mbi procedurën dhe gjendjen shëndetësore të Vishkullit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco