Berisha: PD thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve

13:13, 27/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ne përgjigje të interesit të gazetarëve kreu demokrat tha se PD do jete ne protestë në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve.

Marsi Korreshi, SYRI TV: Z. Berisha, ndërkohë të shtunën të rinjtë dhe studentët kanë paralajmëruar sërish protestë kombëtare. A do t'i mbështesë Partia Demokratike dhe a do të jetë opozita në mbështetje të tyre?

Sali Berisha: Plotësisht dhe fuqishëm. Partia Demokratike thërret protestë kombëtare në mbështetje të studentëve. Asgjë nuk e ndan më Partinë Demokratike nga këto dy parime: mbështetje e fuqishme, mbrojtje e tyre. Ky është përcaktimi ynë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco