1500 familje presin miratimin e kredive të buta, Veliaj kërkon vendimin e Këshillit Bashkiak më 29 tetor

27 Tetor 2026 | 13:49

Rreth 1500 familje në Tiranë janë një hap larg vijimit të procedurave për përfitimin e kredive të buta për blerjen e një banese. Pas publikimit të listës së fituesve, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kërkuar Këshillit Bashkiak që ta miratojë atë të plotë në mbledhjen e 29 tetorit.

Përmes një postimi në Instagram, Veliaj ka uruar familjet e përzgjedhura, ndërsa ka folur edhe për vështirësitë që, sipas tij, po i krijohen në ushtrimin e funksioneve si drejtues i bashkisë.

“Pavarësisht përndjekjes, izolimit dhe refuzimit të çdo takimi pune me stafin e bashkisë, çka ma vështirëson së tepërmi detyrën për t’i shërbyer si duhet qytetarëve që më kanë votuar, më vjen mirë që këtë javë bëjmë realitet ëndrrën e 1500 familjeve, të cilat janë shpallur fituese nga programi i kredisë së butë!”, shkruan ai.

Kryebashkiaku thekson se miratimi i listës nga Këshilli Bashkiak është hapi i nevojshëm që përfituesit të kalojnë në fazën tjetër dhe të vijojnë procedurat pranë bankave.

“I kam propozuar Këshillit Bashkiak të Tiranës që, në mbledhjen e 29 tetorit, ta miratojë të plotë listën, që këto familje të përballojnë blerjen e një shtëpie të re. E marr me mend gëzimin e tyre, ndaj edhe i uroj nga zemra”, shprehet Veliaj.

Skema e mbështetjes synon të lehtësojë blerjen e banesave për familjet me të ardhura të ulëta, përmes subvencionimit të interesave të kredisë. Sipas programit, norma e interesit është 3%, ndërsa përfitimi përcaktohet në varësi të numrit të anëtarëve të familjes dhe kritereve të aplikimit.

Pas miratimit të listës, familjet fituese duhet t’u drejtohen bankave që kanë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës për të vijuar procesin e përfitimit të kredisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studentët njoftojnë protestë kombëtare më 13 tetor para Ministrisë së Arsimit

Në ditën e 133-të të protestës në Tiranë, është shfaqur një pankartë përmes së cilës studentët njoftojnë organizimin e një proteste kombëtare më 13 tetor,...
19:41 | 10/10/2026

“Punojmë me mund, por dalim me humbje”, fermerët nga Floqi tregojnë vështirësitë në kultivimin e rrushit

Kultivimi i rrushit po bëhet gjithnjë e më pak fitimprurës për fermerët, të cilët përballen me rritjen e kostove të prodhimit, ndërsa çmimi i shitjes,...
19:21 | 10/10/2026

Nis vaksinimi falas kundër gripit, 280 mijë doza në qendrat shëndetësore

Qendrat shëndetësore në të gjithë vendin kanë nisur vaksinimin kundër gripit stinor. Vaksina ofrohet falas për të gjitha kategoritë që rrezikojnë të zhvillojnë forma të...
17:29 | 07/10/2026