Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë para Gjykatës në Pejë

27 Tetor 2026 | 13:57

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur këtë të martë para ndërtesës së Gjykatës në Pejë në shenjë proteste. Ata kanë kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Të mbledhur në shenjë revolte dhe solidarizimi, protestuesit mbartën në duar fotografi të viktimës, duke bërë thirrje që organet e drejtësisë dhe institucionet përgjegjëse të veprojnë me transparencë, seriozitet dhe vendosmëri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Ata theksuan se institucionet e sigurisë dhe drejtësisë duhet të garantojnë mbrojtjen e qytetarëve dhe autori i ngjarjes të marrë përgjigjen e merituar përpara ligjit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti pret përfaqësuesit e Luginës pas zgjedhjeve në Serbi: Bashkimi solli rezultatin më të mirë që nga viti 2000

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur këtë të martë në zyrën e tij përfaqësues të subjekteve politike, aktivistë dhe shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci...
13:21 | 27/10/2026

Vrasja në Pejë, Kurti: 54 orë afat që dy ministritë përgjegjëse të dorëzojnë raportin e plotë lidhur me rastin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të martë ka bërë me dije se u ka kërkuar institucioneve përgjegjëse të japin përgjigje lidhur me rastin e...
12:51 | 27/10/2026

Vrasja në Pejë, policia kontrolle në banesën e autorit të dyshuar! Gjenden armë, thika dhe gëzhoja

Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në banesën e autorit të dyshuar të vrasjes së Arlinda Zekajt, ngjarje e cila tronditi Pejën dhe të gjithë...
10:52 | 27/10/2026