Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat e dhunshme/ Dalin përa Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje (EMRAT)

    Paketa Fiskale 2027 nën “lupën” e ALTAX: Përfitimet për qytetarët dhe kostot e mundshme për biznesin

    Rritet akciza e cigareve me 350 lekë/vit deri në 2030-ën, dhe +5% deri në 2033-shin! Shtohet akciza edhe për ‘Biodieselin me vajra nafte’

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rritet akciza e cigareve me 350 lekë/vit deri në 2030-ën, dhe +5% deri në 2033-shin! Shtohet akciza edhe për ‘Biodieselin me vajra nafte’
    Ekonomi

    Rritet akciza e cigareve me 350 lekë/vit deri në 2030-ën, dhe +5% deri në 2033-shin! Shtohet akciza edhe për ‘Biodieselin me vajra nafte’

    October 27, 2026
    Rritet akciza e cigareve me 350 lekë/vit deri në 2030-ën, dhe +5% deri në 2033-shin! Shtohet akciza edhe për ‘Biodieselin me vajra nafte’

    Kalendari i ri i akcizës për duhanin parashikon rritje të taksimit me 350 lekë cdo vit deri në 2030-ën. Më konkretisht nga 7750 lekë/1000 fije prej 1 janar 2026 do të arrij në 9,541 lekë për 1000 fije në vitin 2030, dhe do të vijojë të rritet deri në 10,275 lekë/1000 fije në vitin 2033.

    “Kalendari i ri shërben si parakusht për zbatimin e plotë të kuadrit legjislativ të BE-së, konkretisht, të nivelit minimal të akcizës mbi cigaret prej 90 euro për 1 000 cigare, si dhe harmonizimin e strukturës së taksimit përmes aplikimit të komponentit proporcional. Sipas modelit ekonometrik të përdorur për hartimin e kalendarit, për të përmbushur standardin e BE-së, është propozuar një rritje e akcizës specifike të cigareve me rreth 350 lekë në vit nga viti 2027 deri në vitin 2030, së bashku me aplikimin e komponentit ad valorem, duke filluar me 2% në vitin 2030 dhe duke u rritur me 1% çdo vit deri në vitin 2033”, thuhet në relacion.

    Gjithashtu ka tatim edhe për cigareve elektronike por që do të jetë 45.5% më i ulët se ai i produkteve përkatëse me nikotinë.

    “Niveli i akcizës për lëngjet e cigareve elektronike dhe produktet vape pa nikotinë, është propozuar të jetë rreth 45.5% më i ulët se ai i produkteve përkatëse me nikotinë. Ky propozim merr në konsideratë peshën që zë niveli më i ulët i akcizës i aplikuar në vendet e BE-së, në nivelin e akcizës po për këtë produkt, por që përmban nikotinë”, thuhet në relacion.

    Pjesë e projektligjit është edhe propozimi për taksimin e dieselit të misheluar me një përqindje bio (biodiesel), duke përcaktuar që njësia matëse e taksimit të jetë litër dhe jo kilogram. Për Biodiesel me vajra nafte akciza do të jetë 39.3 lekë/litri nga 38.8 lekë/kg që është aktualisht.

    Konkretisht, nga kalendari për produktet e duhanit parashikohet një efekt në të ardhura rreth 2.24 miliardë lekë nga akciza dhe rreth 448 milionë nga TVSH-ja, në total rreth 2.69 miliardë lekë. Nga ndryshimi i taksimit për produktin e akcizës biodiesel me vajra nafte, të kategorisë E460, parashikohet një efekt në të ardhura rreth 1.19 miliardë lekë nga akciza, gjithashtu 239.28 milionë nga TVSH-ja, në total rreth 1.43 miliardë lekë. Efekti total në buxhetin e shtetit për vitin 2027, parashikohet rreth 4.12 miliardë lekë.

    akciza deri në vitin 2030 akciza e biodieselit akciza e cigareve biodieseli me vajra nafte çmimi i cigareve ekonomia shqiptare ndryshimet fiskale Paketa fiskale politika fiskale Qeveria shqiptare rritja e akcizës rritja e akcizës deri në 2033 taksat mbi duhanin taksat mbi karburantet të ardhurat nga akciza
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat e dhunshme/ Dalin përa Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje (EMRAT)

    October 27, 2026

    Paketa Fiskale 2027 nën “lupën” e ALTAX: Përfitimet për qytetarët dhe kostot e mundshme për biznesin

    October 27, 2026

    Rritet akciza e cigareve me 350 lekë/vit deri në 2030-ën, dhe +5% deri në 2033-shin! Shtohet akciza edhe për ‘Biodieselin me vajra nafte’

    October 27, 2026

    Bisedë telefonike me Putinin për Ukrainën, Finlanda dhe Norvegjia kërkojnë përparim drejt paqes

    October 27, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.