Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 15-të e revoltës/ Studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Mbappe kërkon falje ndaj kinezëve pas polemikave, tri kompani ndërpresin bashkëpunimin

Mbappe kërkon falje ndaj kinezëve pas polemikave, tri kompani ndërpresin bashkëpunimin

14:33, 27/10/2026

Kylian Mbappe ka kërkuar falje publike ndaj popullit kinez pas polemikave të shkaktuara nga komentet e tij për një meme që e paraqiste me fytyrën e ish-liderit kinez Mao Zedong.

Sulmuesi i Real Madridit pranoi se fjalët e përdorura gjatë një interviste ishin të pamenduara mirë dhe mund të kenë lënduar ndjenjat e shumë njerëzve në Kinë dhe në komunitetin kinez në mbarë botën.

“Fjalët e mia ishin të pamenduara mirë dhe sot e kuptoj se kanë lënduar shumë njerëz. U kërkoj falje të gjithë atyre që mund të jenë ndier të fyer. Kam respekt të thellë për popullin kinez dhe historinë e tij”, deklaroi kapiteni i Francës.

Polemika nisi pas një interviste, gjatë së cilës Mbappé foli për memet që qarkullojnë në internet me imazhin e tij.

Ai përmendi një fotografi humoristike ku fytyra e tij ishte vendosur mbi atë të një diktatori kinez, koment që u interpretua si referencë ndaj Mao Zedongut.

Deklaratat shkaktuan reagime në rrjetet sociale kineze, ku figura historike e Maos mbetet një temë veçanërisht e ndjeshme.

Pas incidentit, tri kompani kineze, Dongpeng, Mengniu dhe Milkground, njoftuan ndërprerjen e bashkëpunimeve tregtare me futbollistin, duke kundërshtuar komentet që, sipas tyre, prekin ndjenjat kombëtare.

Ndërkohë, mediat shtetërore kineze raportuan se televizioni publik CCTV kishte pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës ku luante Mbappé dhe kishte hequr reklamat e videot që lidhen me të.

Edhe La Liga reagoi, duke kërkuar falje ndaj tifozëve kinezë dhe duke u distancuar nga deklaratat e futbollistit.

Tashmë, falja publike e Mbappés synon të qetësojë situatën, por mbetet për t'u parë nëse ajo do të ndikojë në rikthimin e marrëdhënieve me kompanitë dhe partnerët komercialë në tregun kinez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco