Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 15-të e revoltës/ Studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

‘Diplomat janë bileta për arratisje’, ‘Ministria e çArsimit’/ Studentët me mesazhe simbolike në muret e ministrisë

14:38, 27/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mesazhe simbolike dhe ironike janë shfaqur në muret e Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë shkruar sloganet “Diplomat janë bileta për arratisje” dhe “Ministria e çArsimit”.

Përmes këtyre mbishkrimeve, ata kanë përcjellë pakënaqësinë e tyre ndaj situatës në arsim, duke përdorur ironinë si formë proteste.

Në ditën e 15-të të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës, studentët vijojnë protestën me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Mesazhet në muret e ministrisë janë kthyer në një tjetër formë të shprehjes së zemërimit dhe kritikës së tyre ndaj qeverisë, ndërsa kërkesa për largimin e Ramës mbetet në qendër të protestës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco