Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 15-të e revoltës/ Studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

‘135 ditë në shesh, Rama na bullizoi’/ Pedagogu i goditur me plumb gome: Plagën më të madhe e kemi në shpirt…

14:54, 27/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogu Lush Susaj, i cili u godit me plumb gome gjatë protestave, ka folur për Syri TV, në një prononcim për gazetaren Marsi Korreshi, mbi përplasjet me të cilat janë përballur protestuesit dhe pakënaqësitë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në ditën e 15-të të revoltës studentore, Susaj u shpreh se për 135 ditë protestuesit janë fyer dhe bullizuar, ndërsa sipas tij, thirrjet e tyre nuk kanë marrë vëmendjen e duhur nga kreu i qeverisë.

“Plagën më të madhe e kemi në shpirt dhe jo në trup”, tha pedagogu, duke theksuar se shqetësimi i tyre shkon përtej lëndimeve fizike. Ai ngriti shqetësimin për të ardhmen e Shqipërisë, arsimin, bujqësinë dhe ekonominë, duke paralajmëruar se situata po nxit shpopullimin dhe largimin e qytetarëve nga vendi.

Susaj: Sot është dita e 150 që janë në shesh. Kam qënë ditën e parë para Kryeministrisë. Për 135 ditë jemi fy e jemi bullizu nga kryeministri. Kryeministri nuk na e vuri kush veshin. Plagën e kam shumë mirë.  Na e kishin hequr atë qendrën që e kishin vendosur te ‘Parku Rinia’, shkova e mjekova plagën në Universitetin Bujqësor. Plagën më të madhe e kemi në shpirt. Ne nuk dëgjojmë gjë as në mish e as në kocka. Na i thyejn e na i presin, ne i ngjisim prapë. Plaga jonë është interesi për Shqipërinë, për arsimin, për bujqësinë, për kulturën mbi të gjitha për ekonominë shqiptare, e cila po bëhet një faktor që në vend që të nxisë punësimin dhe jetesën, po nxit shpopullimin dhe largimin e njerëzve. Bie fuqia konusmatore, fuqia potenciale intelektuale dhe plagën më të madhe e kemi në shpirt dhe jo në trup. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco