• Kontakt
Tuesday, October 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafikuan dy ton kanabis dhe 475 kg kokainë, SPAK dërgon për gjykim Rexhep Rrajën dhe 16 të tjerë (Emrat)

15:33 : 27/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 17 të pandehur të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Mes tyre janë Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, si dhe Emiljan Burba dhe Ervis Shuli, të cilët, sipas Prokurorisë së Posaçme, kishin rolin e drejtuesve dhe financuesve të aktivitetit kriminal.

Sipas hetimeve të zhvilluara nga prokurori, Adnan Xholi, të pandehurit dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria dhe Ekuadori drejt disa vendeve europiane dhe Turqisë.

Në kuadër të tre episodeve të identifikuara nga autoritetet, janë sekuestruar gjithsej rreth 2.43 tonë marijuanë dhe kokainë.

Për gjykim janë dërguar Emiljan Burba, Rexhep Rraja (djali i ish deputetit të PS Rrahman Rraja), Ervis Shuli, Bujar Sefa (alias Xaka, alias Lala), Marvin Bushati, Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini (alias Iamandi), Bledar Cafi (alias Blerti), Endrit Dokle (alias Indrit), Zamir Aliaj (alias Çoku), Islam Sefa (alias Xaka), Hajdar Sefa (alias Xaka, alias Lala), Vidjan Baroka dhe Agim Nina (alias Lorenc Selmani).

Lexo edhe:

Skandal në ARRSH/ SPAK e kërkon në burg, Gëzim Noni emërohet zv.drejtor i përgjithshëm

Atentati ndaj “Tanit të Ruzhdiut” dhe tonelatat e kokainës në Spanjë/ ‘Fijet’ e rrjeteve të drogës në Ballkan

Akuzat:

Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli akuzohen se kanë drejtuar dhe financuar aktivitetin kriminal, si dhe për trafik droge në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Bujar Sefa akuzohet për trafikim droge në më shumë se një rast dhe pjesëmarrje në grupin kriminal, ndërsa Marvin Bushati akuzohet për trafik droge, pjesëmarrje në grupin kriminal dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit të gjetur në banesën e tij.

Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini, Bledar Cafi, Endrit Dokle dhe Zamir Aliaj akuzohen për trafikim droge në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Të njëjtat akuza për trafikim droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal rëndojnë edhe ndaj Islam Sefës, Hajdar Sefës dhe Vidjan Barokës, ndërsa Agim Nina akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Tre episode të trafikut ndërkombëtar

Sipas njoftimit të SPAK, aktiviteti i dyshuar kriminal përfshin tre episode kryesore:

3 nëntor 2020 – Mali i Zi: U sekuestruan 1 722 kilogramë marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

23 nëntor 2020 – Holandë: Autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë, të dërguar nga Ekuadori në portin e Vlissingenit.

26 janar 2021 – Turqi: U sekuestruan rreth 236 kilogramë marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion Turqinë.

Në total, bëhet fjalë për rreth 1 958 kilogramë marijuanë dhe 475 kilogramë kokainë.

Komunikimet në SkyECC

SPAK bën me dije se hetimet kanë zbuluar komunikime mes të pandehurve dhe bashkëpunëtorëve të tyre përmes platformës së enkriptuar SkyECC.

Këto komunikime janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjellë juridike.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, të dyshuarit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, me persona të dënuar nga autoritetet e huaja dhe me persona ende të paidentifikuar, për realizimin e trafikut të lëndëve narkotike.

Etiketa: kanabiskokaineRexhep Rrajaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandal në ARRSH/ SPAK e kërkon në burg, Gëzim Noni emërohet zv.drejtor i përgjithshëm

22:05 : 26/10/2026
AKTUALITET

Atentati ndaj “Tanit të Ruzhdiut” dhe tonelatat e kokainës në Spanjë/ ‘Fijet’ e rrjeteve të drogës në Ballkan

18:36 : 26/10/2026
AKTUALITET

Behgjet Pacolli del nga SPAK pas 7 orësh: Bëra denoncim për Aeroportin e Vlorës

17:34 : 26/10/2026
AKTUALITET

‘Dhunë e mirëorganizuar kundër studentëve’/ Solidarizohet shoqëria civile: Ngrini zërin, s’jeni vetëm!

13:46 : 26/10/2026
AKTUALITET

Lefter Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:00 : 26/10/2026
AKTUALITET

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

10:16 : 26/10/2026
Para

Plumb gome në sy Erion Vishkullit/ Prokuroria “kreh” armët e FNSH, merr videot e bankës

TË GJITHA

Tabaku kërkon llogari nga Rama: Të raportojë në Kuvend për dhunën ndaj të rinjve në protesta

16:00 : 27/10/2026

Plumb gome në sy Erion Vishkullit/ Prokuroria “kreh” armët e FNSH, merr videot e bankës

15:45 : 27/10/2026

Trafikuan dy ton kanabis dhe 475 kg kokainë, SPAK dërgon për gjykim Rexhep Rrajën dhe 16 të tjerë (Emrat)

15:33 : 27/10/2026

Protestuesit i vejnë flakën kartonëve dhe koshave të mbeturinave para Ministrisë së Arsimit

15:26 : 27/10/2026

Studentja e Mjekësisë: Dua të kontribuoj në Shqipëri, por kushtet po na shtyjnë drejt emigrimit

15:18 : 27/10/2026

Illija Sërdanoviq: Dialogu me Kosovën dhe integrimi evropian do të vazhdojnë

15:05 : 27/10/2026

“Diplomat tuaja janë bileta për arratisje”, mesazhi i studentëve në protestën para Ministrisë së Arsimit

14:47 : 27/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com