SPAK dërgon për gjykim dosjen për trafik droge, 17 persona të pandehur

27 Tetor 2026 | 15:43

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj disa personave të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, mes tyre edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Rexhep Rraja, Emiljan Burba dhe Ervis Shuli akuzohen si drejtues të grupit kriminal që trafikonte drogë.

Bujar Sefa (alias Xaka, alias Lala), Mavin Bushati, Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini (alias Iamandi), Bledar (alias Blerti) Cafi, Endrit (alias Indrit) Dokle dhe Zamir Aliaj (alias Çoku) akuzohen për trafik droge në kuadër të grupit kriminal. Ata akuzohen gjithashtu për pjesëmarrje në grup kriminal.

Islam Sefa (alias Xaka), Hajdar Sefa (alias Xaka, alias Lala) dhe Vidjan Baroka akuzohen për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, ndërsa Agim Nina (alias Lorenc Selmani) akuzohet për trafik droge të kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e hetimeve të kryera ka rezultuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre, përmes komunikimeve në aplikacionin e platformës së enkriptuar “SkyECC”, janë koordinuar mes tyre për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme kriminale. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet e drejtësisë franceze, në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike.

ë pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me persona të dënuar nga autoritetet e huaja, si dhe me persona ende të paidentifikuar, kanë trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria dhe vendet e Amerikës Latine (Ekuadori) në drejtim të Malit të Zi, Gjermanisë, Turqisë dhe Holandës.

Episodi i parë, i datës 3 nëntor 2020: Autoritetet kompetente të Malit të Zi sekuestruan sasinë prej 1 722 kg marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Episodi i dytë, i datës 26 janar 2021: Autoritetet kompetente të Turqisë sekuestruan sasinë prej rreth 236 kg marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.

Episodi i tretë, i datës 23 nëntor 2020: Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës sekuestruan sasinë prej 475 kg kokainë, e dërguar nga Ekuadori në portin e Vlissingenit, në Holandë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta para Ministrisë së Arsimit, iu vihet flaka kartonëve dhe koshave të mbeturinave (VIDEO)

Në protestën e ditës së sotme, një grup protestuesish i kanë vënë flakën disa kartonëve dhe kazanëve të mbeturinave para Ministrisë së Arsimit. Kjo ka...
15:12 | 27/10/2026

Aksi Kombinat-Ndroq-Plepa, Karakaçi: Përfundon Loti i parë deri në Pezë, së shpejti nis puna për 9 kilometrat e tjerë pasues

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi këtë martë ka inspektuar ecurinë e punimeve në kantierin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa. Karakaçi thekson se kanë përfunduar...
14:18 | 27/10/2026

Protesta para Ministrisë së Arsimit, nis grumbullimi i studentëve të Mjekësisë (VIDEO)

Studentët e Mjekësisë kanë nisur grumbullimin e tyre edhe këtë të martë dhe kanë vijuar marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Protesta e sotme vjen pas...
13:36 | 27/10/2026