Aktualitet

Presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve për zgjedhjet lokale, ja kur do të mbahen

Presidenti Bajram Begaj ka ftuar partitë politike në vendin tonë, për t’u konsultuar për zgjedhjet e ardhshme lokale, mëson gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

Top Channel ka parë një prej ftesave, përmes së cilës kreu i shtetit ka caktuar datën 30 tetor 2026 për nisjen e konsultimeve.

Diskutimet do të zhvillohen në Pallatin e Brigadave, destinacion i zgjedhur nga presidenti.

Presidenti Bajram Begaj e ndërmerr këtë hap bazuar në nenin 92 të Kushtetutës.