• Kontakt
Tuesday, October 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Ndryshimi politik në Serbi, çfarë pret tani Brukseli dhe Berlini?

16:17 : 27/10/2026
në RAJONI

Lista Studentore, platforma politike e krijuar nga studentët në Serbi, sfidoi bindshëm në zgjedhjet e parakohshme partinë në pushtet të presidentit Aleksandar Vuçiç.

Lista Studentore mund të krijojë tani e vetme qeverinë e re në Serbi. Ndryshimi i pushtetit në Serbi u prit me vlerësime në Berlin e po ashtu edhe në Bruksel.

Kancelari federal Friedrich Merz vlerësoi suksesin e Listës Studentore duke theksuar, se: “Me kërkesat e saj për shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe liritë themelore, ajo arriti të fitojë mbështetjen e qytetarëve”, thuhet në një deklaratë të politikanit të CDU-së në platformën X. Në të njëjtën kohë, ai siguroi se do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Serbisë.

Zëdhënësi i qeverisë, Sebastian Hille, e përmblodhi situatën kështu: “Pritshmëritë ndaj listës studentore, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, janë tashmë të mëdha”.

Serbia një partner jo i lehtë për Brukselin

Lexo edhe:

Illija Sërdanoviq: Dialogu me Kosovën dhe integrimi evropian do të vazhdojnë

“Heshtëm dhe nuk thamë të vërtetën!”, Televizioni Publik Serb kërkon falje pas ikjes së Vuçiç

Serbia ka gati 15 vjet që është vend kandidat për anëtarësim në BE, por kursi i ndjekur së fundmi nga udhëheqja e deritanishme serbe ka bërë që procesi të mbetet kryesisht në vendnumëro.

Sipas ekspertëve edhe qeveritarët e rinj nuk do të jenë një partner i lehtë për Brukselin. Një pjesë e konsiderueshme e elektoratit në Serbi vazhdon të mbetet skeptike ndaj BE-së.

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, rikonfirmoi vullnetin që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe deklaroi se tani ekziston „mundësia për më shumë unitet dhe kohezion shoqëror në vend”. Sipas saj, i takon qeverisë së ardhshme „të punojë për një orientim strategjik drejt BE-së”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se BE-ja është e gatshme ta mbështesë Serbinë në reformat në fushat e shtetit të së drejtës, lirisë së medias, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike, si dhe „të punojmë së bashku për të çuar përpara të ardhmen e Serbisë në Bashkimin Evropian”./DW/

Etiketa: Serbizgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Illija Sërdanoviq: Dialogu me Kosovën dhe integrimi evropian do të vazhdojnë

15:05 : 27/10/2026
RAJONI

“Heshtëm dhe nuk thamë të vërtetën!”, Televizioni Publik Serb kërkon falje pas ikjes së Vuçiç

14:36 : 27/10/2026
BOTA

Zgjedhjet parlamentare në Izrael, Netanyahu: Po përpiqen të na vjedhin votat!

13:38 : 27/10/2026
BOTA

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

12:29 : 27/10/2026
RAJONI

“Lista e Studentëve” po përgatit një qeveri në Serbi, emrat për udhëheqjen e re

08:28 : 27/10/2026
AKTUALITET

Efekti domino nga Serbia në Shqipëri; mes shpresës dhe sfidave politike

08:15 : 27/10/2026

TË GJITHA

Ndryshimi politik në Serbi, çfarë pret tani Brukseli dhe Berlini?

16:17 : 27/10/2026

Arrestohet për zjarrvënie 29-vjeçari në Divjakë

16:12 : 27/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë, kërkohet dorëheqja e ministres Gërvalla

16:08 : 27/10/2026

Tabaku kërkon llogari nga Rama: Të raportojë në Kuvend për dhunën ndaj të rinjve në protesta

16:00 : 27/10/2026

Plumb gome në sy Erion Vishkullit/ Prokuroria “kreh” armët e FNSH, merr videot e bankës

15:45 : 27/10/2026

Trafikuan dy ton kanabis dhe 475 kg kokainë, SPAK dërgon për gjykim Rexhep Rrajën dhe 16 të tjerë (Emrat)

15:33 : 27/10/2026

Protestuesit i vejnë flakën kartonëve dhe koshave të mbeturinave para Ministrisë së Arsimit

15:26 : 27/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com