Bayerni prezanton fanellën speciale për Topin e Artë të Kane

27 Tetor 2026 | 16:16

Bayern Munich ka prezantuar një fanellë speciale për të festuar triumfin e sulmuesit Harry Kane në garën për Topin e Artë 2026.

Klubi gjerman ka vendosur ta nderojë yllin anglez me një dizajn të veçantë, pas fitimit të çmimit më prestigjioz individual në futboll.

Elementi kryesor i fanellës është numri nëntë në ngjyrë të artë, i cili përmban një përmbledhje fotografish nga momentet më të rëndësishme të Kane me fanellën e Bayernit. Në pjesën e poshtme të numrit është vendosur edhe simboli i Topit të Artë, ndërsa emri “KANE” është shkruar me ngjyrë të bardhë.

Kjo fanellë vjen si një homazh për ndikimin e sulmuesit anglez te gjiganti bavarez, ku ai ka fituar trofe dhe ka vendosur rekorde që nga transferimi i tij në Mynih.

Kane u bë lojtari i parë i Bayern Munichut që fiton Topin e Artë që nga viti 1981, kur këtë çmim e kishte fituar legjenda e klubit, Karl-Heinz Rummenigge.

Me këtë rast, klubi synon të përkujtojë një moment të rëndësishëm në historinë e tij, ndërsa fanella speciale tashmë është në dispozicion për tifozët në dyqanin zyrtar online të Bayernit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndeshja kundër Chelsea-t, Carrick i vendosur për të drejtuar ekipin të shtunën! Shpresë për të ruajtur pozicionin e tij

Trajneri i Manchester United, Michael Carrick do të jetë në krye të ekipit të shtunën në ndeshjen kundër Chelseat në Premier League, tha një burim...
14:47 | 27/10/2026

E quajti Mao Ce Dunin diktator, Mbappe i kërkon falje Kinës për komentin e papërshtatshëm

Ylli i futbollit francez, Kylian Mbappe, ka kërkuar falje për një koment “të papërshtatshëm” që shkaktoi pakënaqësi në Kinë. Siç theksoi ai, duke iu referuar...
14:05 | 27/10/2026

Ronaldo në pritje të rikthimit në skuadrën e Portugalisë pas përplasjes me trajnerin

Cristiano Ronaldo është në skuadrën paraprake të Portugalisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve muajin e ardhshëm, duke i hapur derën një rikthimi ndërkombëtar pas...
13:16 | 27/10/2026