Zbardhet biseda telefonike e Putin me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë
Sot, më 27 tetor, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, dhe Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, me kërkesë të palëve finlandeze dhe norvegjeze.
U shkëmbyen mendime mbi zgjidhjen e krizës në Ukrainë, në dritën e bisedimeve të Vladimir Putinit me të dërguarin e posaçëm të Presidentit të SHBA-së, Stephen Ëitkoff, në Shën Petersburg më 21 tetor, si dhe të kontakteve të Alexander Stubb dhe Jonas Gahr Støre me Stephen Ëitkoff dhe Volodymyr Zelenskyn në Oslo.
Udhëheqësit mirëpritën marrëveshjen për rifillimin e bisedimeve trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi, gjatë gjysmës së parë të nëntorit. Bisedimet do të përqendrohen, ndër të tjera, te marrëveshjet e sigurisë për Rusinë dhe Ukrainën, pas ndërprerjes së plotë të luftimeve.
Vladimir Putin vlerësoi situatën aktuale në zonën e konfliktit në Ukrainë dhe rikujtoi shkaqet rrënjësore të konfliktit.
Ai theksoi se një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm nëse interesat legjitime të Federatës Ruse merren plotësisht dhe pa asnjë kusht në konsideratë. Ai tërhoqi gjithashtu vëmendjen te politikat konfrontuese të vendeve të BE-së dhe NATO-s, të cilat, sipas tij, po zgjasin armiqësitë.
Palët diskutuan gjithashtu çështje të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Detit Baltik dhe në Evropën Veriore. Në këtë kontekst, Presidenti i Finlandës dhe Kryeministri i Norvegjisë rikonfirmuan rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare detare dhe të parimit të lirisë së lundrimit.
Presidenti i Rusisë informoi gjithashtu mbi nisjen e një operacioni humanitar, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, pranë qytetit rus Aljoshki, si dhe mbi vendosjen e një armëpushimi të përkohshëm në sektorin e Hersonit për këtë qëllim.
Udhëheqësit e të tre vendeve ranë dakord të ruajnë kontaktet e drejtpërdrejta telefonike.
Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur
Lufta teknologjike mes Amerikës dhe Kinës merr një kthesë në gjykatë; Alibaba i jep goditjen Pentagonit
Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am
- 16:25 Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur
- 16:16 Bayerni prezanton fanellën speciale për Topin e Artë të Kane
- 16:10 Zgjedhjet vendore 2027, Begaj fton partitë në konsultime për datën e votimit
- 16:06 Lufta teknologjike mes Amerikës dhe Kinës merr një kthesë në gjykatë; Alibaba i jep goditjen Pentagonit
- 15:59 Illija Sërdanoviç: Dialogu me Kosovën dhe integrimi evropian do të vazhdojnë
- 15:43 SPAK dërgon për gjykim dosjen për trafik droge, 17 persona të pandehur