Pas tensioneve të shumta, përplasjeve të vazhdueshme me efektivët e policisë ditët më parë, qytetarët janë mbledhur sërish në shesh për të kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe largimin e panegociueshëm të kryeministrit Rama.
Një protestues, pjesmarrës gjatë tubimit të sotëm është shprehur se qendresa do të vijojë deri në largimin e kryeministrit, ndërsa theksoi edhe largimin e Aleksandër Vuçiç në Serbi, të cilët e cilësoi si ‘forcë’ të rinisë për të larguar një diktator.
Ai shtoi se studentët nuk pranojnë të dialogojnë me kryeministrin Rama, ndërsa kërkohet vetëm dorëheqja e tij.
“Protesta do të vazhdojë deri në dorëheqjen e Ramës. Jemi këtu çdo ditë, çdo natë, derisa të tërhiqet Rama. Kjo është diktaturë, diktatura e Ramës, por këtë gjë duhet ta kuptojnë edhe vetë komunistët, se po jetojmë në diktaturë. Ajo çka ndodhi në Serbi tregon se forca e rinisë dhe e popullit mund të largojë një diktator. Ne jemi gati për çdo gjë. Nuk do të ndodhë kurrë dialog me Ramën. Nuk kemi dialog me të, përveçse dorëheqjen e tij.”, tha i riu.













