2 protestues të lënduar vijojnë ende të shtruar në Spitalin e Traumës

27 Tetor 2026 | 16:44

2 prej protestuesve të lënduar gjatë protestave studentore vijojnë ende të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se një prej të lënduarve është I shtruar në shërbimin e neurokirurgjise dhe tjetri në Ortopedi. Ata janë në gjendje të stabilizuar por ende kanë nevojë për kujdes mjekësor të specializuar.

Që prej nisjes se protestës në 13 tetor, kanë pësuar lëndime të ndryshme 347 persona, prej të cilëve, 199 efektiv policie, 109 protestues, 30 kalimtarë të rastit dhe 9  përfaqësues të media, prej të cilëve 1 I huaj.

Shumica e të lënduarve janë paraqitur në spitalin e traumës si pasojë  goditjeve në kokë, apo frakturave në gjymtyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Shumica kanë marr mjekim në shërbimin e urgjencës, dhe janë larguar për në banesat e tyre ndërsa 32 prej të lënduarve janë shtruar në spital , disa kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale dhe 2 janë edne në spital.

347 persona të lënduar në protestë 13-25 tetor

199 efektivë të Policisë së Shtetit

109 protestues

 30 kalimtarë

 9 përfaqësues të medias, 1 prej tyre i huaj

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK dërgon për gjykim dosjen për trafik droge, 17 persona të pandehur

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj disa personave të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, mes tyre edhe...
15:43 | 27/10/2026

Protesta para Ministrisë së Arsimit, iu vihet flaka kartonëve dhe koshave të mbeturinave (VIDEO)

Në protestën e ditës së sotme, një grup protestuesish i kanë vënë flakën disa kartonëve dhe kazanëve të mbeturinave para Ministrisë së Arsimit. Kjo ka...
15:12 | 27/10/2026

Aksi Kombinat-Ndroq-Plepa, Karakaçi: Përfundon Loti i parë deri në Pezë, së shpejti nis puna për 9 kilometrat e tjerë pasues

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi këtë martë ka inspektuar ecurinë e punimeve në kantierin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa. Karakaçi thekson se kanë përfunduar...
14:18 | 27/10/2026