• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin!

by A. Q
27/10/2026 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së për turizmin nga 6% në 10% dhe ulja e pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë kundërshtohen nga përfaqësuesit e biznesit.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Pro Export Albania paralajmërojnë se ndryshimet e parashikuara në Paketën Fiskale 2027 do të rrisin barrën mbi sipërmarrjen, në një kohë kur bizneset po përballen me kosto të larta dhe zhvlerësimin e euros.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë sqaron se mbështet uljen e TVSH-së në 6% për produktet bazë të shportës ushqimore, një masë që thotë se e ka kërkuar prej vitesh. Por kundërshton që lehtësimi për shportën të shoqërohet me rritje të tjera taksash për biznesin dhe konsumatorët.

Sipas Dhomës, me tatimin mbi fitimin në 17% dhe TVSH-në standarde në 21%, Shqipëria do të renditej mes vendeve me normat më të larta në Ballkanin Perëndimor. Kundërshtime ka edhe për rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, për të cilën Dhoma argumenton se do të rëndojë mbi fitimin e riinvestuar dhe kapitalin vendas.

Një tjetër pikë e kundërshtuar është rritja e TVSH-së për turizmin nga 6% në 10%. Sipas Dhomës së Tregtisë, masa vjen në një moment të papërshtatshëm për sektorin, për shkak të rënies së euros dhe faktit që kontratat për sezonin 2027 po nënshkruhen me çmime fikse.

Dhoma kundërshton gjithashtu uljen e pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë. Sipas saj, kjo masë do të prekë dyqanet, zejtarët dhe shërbimet e lagjeve, shumë prej të cilëve fitojnë sa një pagë mesatare, duke krijuar rrezikun që një pjesë e biznesit të vogël të shtyhet drejt informalitetit.

Përfaqësuesit e biznesit ngrenë shqetësime edhe për mënyrën se si po hartohet Paketa Fiskale. Dhoma e Tregtisë Tiranë, thotë se më 9 tetor i ka dërguar Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit propozimet dhe rekomandimet e komunitetit të biznesit, por nuk ka marrë përgjigje. Sipas saj, bizneset e kanë mësuar përmbajtjen e paketës nga media dhe nuk është zhvilluar asnjë takim konsultues me organizatat e tyre.

“Biznesi nuk duhet të informohet pasi politika fiskale është hartuar. Biznesi duhet të konsultohet përpara se ajo të vendoset”, thekson Dhoma.

Kundër rritjes së barrës fiskale është pozicionuar edhe Pro Export Albania, që e vendos theksin te situata e sektorit prodhues dhe eksportues.

“Prej vitesh ky sektor përballet me zhvlerësimin e euros, rritjen e kostove, reduktimin e kapaciteteve prodhuese dhe humbjen e vendeve të punës. Në vend të masave që nxisin investimet, automatizimin, digjitalizimin dhe kalimin drejt prodhimit me vlerë të shtuar, po diskutojmë rritje të mëtejshme të barrës fiskale. Nuk jemi kundër reformave fiskale, por kundër vendimeve që merren pa vlerësuar pasojat reale mbi prodhimin, eksportet dhe punësimin”, deklaron Pro Export Albania.

Dhoma e Tregtisë kërkon pezullimin e ndryshimeve që rrisin normat tatimore deri në zhvillimin e një konsultimi me biznesin, ruajtjen e normave aktuale të tatimit mbi fitimin, TVSH-së standarde dhe pragut të TVSH-së, si dhe rishikimin e propozimeve për dividendin dhe turizmin. Ajo kërkon gjithashtu publikimin e analizës së ndikimit që ndryshimet do të kenë mbi investimet, punësimin, çmimet, konsumin, informalitetin dhe konkurrueshmërinë.

Dhoma e tregtisë thekson se nuk është kundër reformës fiskale, por kërkon që Paketa Fiskale 2027 të rikthehet në dialog me biznesin përpara çdo vendimmarrjeje përfundimtare.

 

 

Next Post
“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

Zgjedhjet vendore, PD refuzon ftesën e Begajt! Nuk do marrë pjesë më 30 tetor në konsultimet për datën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

Arsimi mes protestave dhe nënfinancimit, buxheti i ri nuk e afron Shqipërinë me objektivin 5%

October 27, 2026
“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

Zgjedhjet vendore, PD refuzon ftesën e Begajt! Nuk do marrë pjesë më 30 tetor në konsultimet për datën!

October 27, 2026
Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin!

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin!

October 27, 2026
Komisioni Evropian paraqet kuadrin për qëndrueshmërinë klimatike mes rritjes së kostove të dëmeve nga klima

Komisioni Evropian paraqet kuadrin për qëndrueshmërinë klimatike mes rritjes së kostove të dëmeve nga klima

October 27, 2026
“Fraza ime ishte e pavend, i keqardhur”- Kylian Mbappe i kërkon ndjesë Kinës! Edhe La Liga i “tërheq veshin” francezit

“Fraza ime ishte e pavend, i keqardhur”- Kylian Mbappe i kërkon ndjesë Kinës! Edhe La Liga i “tërheq veshin” francezit

October 27, 2026
Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!

Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!

October 27, 2026
Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur

Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur

October 27, 2026
Pensioni do merret në bankomat! Dritat dhe uji do paguhen online! Gati projekti për 2024

Shqipëria plaket, fatura shtohet: Një në tre lekë për mbrojtjen sociale vitin e ardhshëm!

October 27, 2026
Zbardhet biseda telefonike e Putin me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë

Zbardhet biseda telefonike e Putin me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë

October 27, 2026
I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In