• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsimi mes protestave dhe nënfinancimit, buxheti i ri nuk e afron Shqipërinë me objektivin 5%

by A. Q
27/10/2026 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk mund të kemi arsim cilësor në kushtet e nën-financimit publik. Kjo tezë është pranuar edhe nga qeveria, e gjetur edhe nën presionin e protestave.

Ndaj Ministria e Arsimit do të ketë më shumë para në dispozicion vitin e ardhshëm. Nga 65.2 miliard lekë këtë vit, fondi për edukimin dhe sportin rritet në mbi 67 miliardë gjatë 2027-s.

“Kemi një nivel shumë të lehtë me 0.1 apo po themi dhe 1% të GDP  jemi larg qenies së standardit dhe qenies së cilësisë së sistemit të arsimit për atë që kërkohet. Fatkeqësisht qeveria është ende në fazën që nuk e sheh si prioritet arsimin”, tha Nora Malaj, ish-zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës.

Arsimi bazë, ku përfshihet edhe parashkollori do të marrë pjesën më të madhe të parave, mbi 34 miliardë lekë, ndjekur nga arsimi universitar dhe ai i mesëm. Pjesa tjetër e parave shkon për shkencën dhe zhvillimin e sportit.

“Nuk po studiohet realisht se cila është harta e prioriteteve  problematike që ka arsimi dhe si mund të përkthehet në buxhet që do të thotë për çfarë mësuesish kemi nevojë çfarë kualifikimi. Njëkohësisht po të shohim fashën e arsimin të lartë jemi në kuadër të rritjes së investimeve në drejtim të bërjes së projekteve, por realisht kërkimi shkencor është shumë larg asaj që kërkohet”, u shpreh Malaj.

“Duhen veçanërisht më shumë para për kërkimin shkencor, jo për të bërë shkencë, por për të bërë studime dhe për të kuptuar se ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë”, theksoi Qemal Çejku, ekspert i arsimit.

Me gjithë rritjen, buxheti për arsimin vitin e ardhshëm do të jetë sa më pak se 2.6 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto i cili për 2027-n parashikohet të arrijë në mbi 2.6 trilionë lekë.

“Nëse nuk do të investojmë 5 për qind të PBB në arsim, ne asnjëherë nuk do të kemi rezultate në drejtim të arsimit dhe shkencës”, thekson Çejku.

Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët të shpenzimeve për arsimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në rajon. Kosova kryeson me 4.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto,  ndjekur nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. /A2CNN/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

Arsimi mes protestave dhe nënfinancimit, buxheti i ri nuk e afron Shqipërinë me objektivin 5%

October 27, 2026
“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

Zgjedhjet vendore, PD refuzon ftesën e Begajt! Nuk do marrë pjesë më 30 tetor në konsultimet për datën!

October 27, 2026
Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin!

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin!

October 27, 2026
Komisioni Evropian paraqet kuadrin për qëndrueshmërinë klimatike mes rritjes së kostove të dëmeve nga klima

Komisioni Evropian paraqet kuadrin për qëndrueshmërinë klimatike mes rritjes së kostove të dëmeve nga klima

October 27, 2026
“Fraza ime ishte e pavend, i keqardhur”- Kylian Mbappe i kërkon ndjesë Kinës! Edhe La Liga i “tërheq veshin” francezit

“Fraza ime ishte e pavend, i keqardhur”- Kylian Mbappe i kërkon ndjesë Kinës! Edhe La Liga i “tërheq veshin” francezit

October 27, 2026
Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!

Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!

October 27, 2026
Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur

Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur

October 27, 2026
Pensioni do merret në bankomat! Dritat dhe uji do paguhen online! Gati projekti për 2024

Shqipëria plaket, fatura shtohet: Një në tre lekë për mbrojtjen sociale vitin e ardhshëm!

October 27, 2026
Zbardhet biseda telefonike e Putin me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë

Zbardhet biseda telefonike e Putin me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë

October 27, 2026
I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In